Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Menaxher i Retail, Zyra Bancassurance

“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.  shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më       22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall  1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher i Retail, Zyra Bancassurance

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Zhvillon dhe administron portofolin e produkteve Retail, me fokus në produktet e sigurimit të pasurisë të shpërndara nëpërmjet kanaleve Bancassurance.
  2. Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me bankat, institucionet financiare jobankare, shoqëritë e mikrokredisë dhe partnerët Affinity.
  3. Harton dhe zbaton strategjitë e shitjes dhe të zhvillimit të biznesit për kanalin Bancassurance, në përputhje me objektivat e kompanisë.
  4. Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe kontribuon në zgjerimin e rrjetit të partnerëve strategjikë.
  5. Vlerëson, analizon dhe merr në sigurim rreziqet për produktet Retail të shpërndara nëpërmjet bankave, institucioneve financiare jobankare, shoqërive të mikrokredisë dhe partnerëve Affinity.
  6. Monitoron performancën e portofolit dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e shitjeve dhe zhvillimin e biznesit.
  7. Bashkëpunon ngushtë me njësitë e tjera të kompanisë për të garantuar cilësi shërbimi dhe përvojë të shkëlqyer për klientët.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.
  • Minimumi 2–3 vite përvojë pune në sektorin e sigurimeve, bankar, institucionet financiare ose në zhvillimin e biznesit.
  • Njohuri të mira mbi produktet Retail, Bancassurance dhe Affinity.
  • Njohuri të mira mbi tregun financiar dhe atë të sigurimeve.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

Të interesuarit, brenda datës 13.08.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.