“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shpall 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
JURIST
Përgjegjësitë kryesore
- Ofrimi i këshillimit ligjor në çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
- Hartimit dhe Rishikimi i kontratave tregtare dhe atyre te sigurimit nga pikepamja tekniko ligjore
- Interpretimi dhe zbatimi i GDPR dhe legjislacionit kombëtar përkatës.
- Hartimi, rishikimi dhe përditësimi i politikave, procedurave dhe dokumentacionit për mbrojtjen e të dhënave.
- Vlerësimi i përputhshmërisë ligjore të proceseve të mbledhjes, përdorimit, ruajtjes dhe transferimit të të dhënave personale.
- Trajtimi dhe koordinimi i kërkesave të subjekteve të të dhënave, përfshirë kërkesat për akses, korrigjim dhe fshirje.
- Mbështetja ligjore në rastet e shkeljeve të të dhënave personale (data breaches).
- Kryerja dhe dokumentimi i vlerësimeve të riskut.
- Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe praktikën e autoriteteve kompetente dhe përshtatja e procedurave të kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për të garantuar respektimin e kërkesave ligjore për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
- Ceshtje te tjera te regullatore dhe ligjore perfshire Perpuethshmerine
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
- Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
- Njohuri të mira të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR.
- Përvojë në fushën ne te drejtë civile-tregtare, mbrojtjes te te dhenave personale dhe perpuethshmerise përbën avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe interpretimi ligjor.
- Aftësi shumë të mira në hartimin dhe rishikimin e dokumenteve dhe kontratave.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Përpikëri, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri të lartë profesionale.
Të interesuarit, brenda datës 11.09.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.


