Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Specialist shitje produket e Jetës, Shkodër

“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

 

Specialist shitje produket e Jetës, Shkodër 

 

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Raporton me shkrim mbi punen e kryer si dhe problemet qe dalin prane Drejtorit te departamentit te Jetës
  • Dorezon evidencat per Kontratat e lidhura prane departamentit te Jetës
  • Monitoron vazhdimisht ne terren Individe dhe Subjekteve Tregtare me potencial sigurimi;
  • Siguron zbatimin dhe implementimin e udhezimeve per marrjen ne sigurim me qellim realizimin e shitjeve dhe plotesimin e dokumentacinit per cdo Kontrate Jetë, si rezultat i takimeve ne terren;
  • Forma e pagesës që do aplikohet: pagë e kënaqshme si dhe bonus për shitjet e realizuara.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë
  2. Preferohet punësim i mëparshëm në institucione financiare.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  5. Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  6. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.

Të interesuarit, brenda datës 14.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.