A po përballet mishi artificial me një zbulim të madh? Produktet ‘In Vitro’ mund të revolucionarizojnë zakonet tona të të ngrënit duke sjellë ndryshime rrënjësore për agrokulturën dhe ndryshimet klimaterike.
Çfarë është mishi ‘in vitro’?
Termi “mish laboratori” është goxha i mirë. Së pari, kërkuesit marrin indet e muskujve nga qelizat e një kafshe dhe ky është një proces jo i dhimbshëm. Më pas ato e shumëfishojnë këtë qelizë deri sa në të të formohen fibrat e muskujve dhe të mishit. Pra me fjalë të tjera, mishi i laboratorit nuk është asgjë më shumë sesa mish i rritur në mënyrë artificiale.
Është mirë të dini se…
Jo çdo lloj mishi është njësoj. Ndonëse mishi i grirë është krahasueshmërisht i lehtë për t’u bërë në laborator, një biftek paraqet një problem për kërkuesit për shkak të strukturës së tij komplekse. Një zbulim është bërë nga Ferma ‘Aleph’ në Izrael, gjysëm viti më parë, kur ata prezantuan biftekun e parë artificial për 50 euro.
Supermarketet: Asnjë mish ‘in vitro’ në frigorifer/rafte
Në këtë çast që po flasim ju nuk mund ta blini mishin ‘in vitro’ tek dyqani ku keni besim sepse kjo teknologji është ende në zhvillim, por që është në hapat e fundit. Pas shumë vitesh kërkimesh, çmimi i një ‘burger-i’ artificial ka rënë nga 250,000 euro në vitin 2013 në aktualisht rreth 10 euro.
Është mirë të dini se…
Kërkimet për mishin ‘in vitro’ kanë filluar në vitet 2000, kur Agjencia Hapësinore e Shteteve të Bashkuara, NASA, po kërkonte për mënyra për prodhimin e mishit dhe të peshkut në hapësirë. Megjithatë, kjo është ende më e shtrenjtë sesa mishi tipik në supermarket, dhe kjo është arsyeja përse institutet dhe kompanitë janë duke kërkuar me kujdes për qelizat burimore për mishin laboratorik. Sepse ata e dinë se: Në çastin kur çmimit të jetë konkurrues, produktet ‘in vitro’ do të përlahen nga raftet e dyqaneve. Gjithnjë edhe më shumë konsumatorë janë duke vëzhguar me kujdes konsumimin e mishit nga ana e tyre. Megjithatë, numri i vegjetarianëve dhe veganëve po rritet në nivele shumë të ulta.
Në përfitim të klimës nga laboratori?
Rimendimi mund të lidhet pjesërisht me dy gjëra: gjithnjë edhe më shumë njerëz nuk ndjehen rehat me prodhimin në masë të mishit, që është shpesh i shoqëruar me një cilësi të varfër jete për kafshët. Dhe gjithnjë edhe më shumë njerëz po i kushtojnë vëmendje efektit të tyre ndaj ndryshimeve klimaterike.
Sepse mishi ka lënë një gjurmë të jashtëzakonshme ekologjike: rreth 14.5% e emisioneve të gazit nga serat globale i atribuohen kësaj. Pyjet po goditen nga biodiversiteti i rrezikuar i pyjeve që përbën 65% të zonave pyjore të shpyllëzuara. Dhe konsumimi i ujit i mishit është shumë i lartë, një kg mish kërkon rreth 10,000 litra ujë.
Kjo është disi e ndryshme me mishin ‘in vitro’. Një studim parashikon që ky konsumim të jetë deri në 45% më pak energji krahasuar me mishin, deri në 96% më pak emisione, 99% më pak përdorim toke dhe deri në 96% më pak ujë.
Një industri nervoze dhe kurioze
Një potencial i madh shkakton shumë interes në teknologji. Edhe kompanitë e mëdha të mishit e kanë marrë tani këtë çështje shumë seriozisht. Disa korporata po përpiqen që të përfshijnë në politika që do të quhet mish vetëm ai mish që vjen nga kafshë të lindura. Ata argumentojnë se, është e nevojshme në mënyrë që të mos i keqorientojmë konsumatorët. Prodhuesit ‘in vitro’ nuk bien dakord dhe besojnë se, kjo kërkesë është më shumë e një natyre sabotuese. Prodhues të tjerë mishi përzihen me temën. Ata janë duke investuar në start-up-e multimilionere si “Memphis Meats”, “SuperMeat”, “Mosa Meat” ose “Aleph Farms” që të jenë në krye të këtyre zhvillimeve.
Pjekuria e tregut: A është i bërë mirë mishi ‘in vitro’?
Pyetja që ngrihet është nëse prodhuesit e mishit ‘in vitro’ ia dalin që ta marketojnë porduktin e tyre me efiçiencë që në fakt ai të bëhet mjaftueshëm i lirë për raftet e supermarketeve. Disa kërkues janë gjithashtu të pasigurt rreth efektit të mishit ‘in vitro’ mbi klimën.
Avantazhet e mundshme
- Reduktimi i konsiderueshëm i emisioneve, veçanërisht krahasur me prodhimin e mishit të lopës
- Nevojitet më pak hapësirë
- Më pak konsumim uji
- Shmang cilësinë e varfër të jetës së kafshëve në fabrikat e fermave
Disavantazhet e mundshme
- Të paktën në fillim ai do të jetë më i shtrenjtë sesa mishi tradicional
- Nuk është ende shumë e qartë sesa i lirë do të jetë prodhimi i tij
- Ekuilibri i klimës mund të jetë më keq nga sa kemi shpresuar, veçanërisht krahasuar me zëvendësuesit e mishit të pulës dhe të perimeve
Të uritur për të ardhmen
Mbetet ende shumë për të bërë nga ana e kërkuesve dhe të kompanive për mishin laboraktorik. Nëse duhet të bien çmimet dhe të rritet efiçienca e energjisë apo jo, kjo teknologji e re do të ketë potencialin për të ndryshuar mendimin tonë mbi mishin. Kjo do të ishte një pikë e rëndësishme sepse konsumimi global i mishit pritet që të rritet me 70% deri në vitin 2050, së bashku me kërkesa më të larta për ujë, tokë dhe energji. Ndoshta mishi ‘in vitro’ do të na vijë na ndihmojë nëse deri në atë kohë do kemi filluar që t’a porosisim biftekun në laborator.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
- Si të mbrohemi nga ndryshimet e papritura të motit: Udhëzues për një qasje të sigurt
- “Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA
- Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi
- SIGAL UNIQA, pjesë e edicionit të 30-të të “Klik Ekspo Group”
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.