Blog

Këshilla: Çfarë duhet të bëjmë nëse stuhia e shiut na kap në makinë?

Në ditët me mot të keq, idealja do të ishte shmangia e përdorimit të makinës. Sidomos nëse ekziston rreziku i përmbytjeve, siç po ndodh aktualisht në shumë shtete të Europës.

Por çfarë duhet të bëjmë nëse stuhia na kap në makinë?

1.Moti i keq, shi i rrëmbyeshëm dhe stuhi: Para se të niseni, është mirë të kontrolloni efikasitetin e fshirëseve të xhamit dhe të sistemit të ndriçimit, duke përfshirë edhe treguesit e emergjencës. Në fakt, në mes të një stuhie është e një rëndësie thelbësore të shiheni edhe nga shoferë të tjerë në rrugë. Pa harruar këtu edhe dritat e mjegullës.

2. Kufijtë e shpejtësisë: Kur vozitni në rrugë me lagështi, duhet të rrisni distancën e sigurisë nga makinat e tjera, pasi distancat e frenimit rriten. Ulja e shpejtësisë ndihmon për të mbajtur më lehtë nën kontroll automjetin dhe për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes ose daljes nga rruga.

3. Moti i keq dhe xhamat me mjegull: Në rast shiu të dendur, xhamat e makinave priren të mjegullohen. Për t’u marrë me këtë problem dhe për të ruajtur dukshmërinë, mund t’i hapni pak dritaret dhe të aktivizoni pajisjen e shkrirjes.

4. Me makinë në shi dhe breshër: Kur vozitni në një rrugë të përmbytur nuk ka asgjë më të rrezikshme se shpejtësia e madhe. Uji, në fakt, ju pengon të shihni gjithçka në sipërfaqen e rrugës, duke përfshirë gropat e rrezikshme apo degët e thyera.

5. Çfarë të bëni në rast rrëshqitje në rrugë? Nëse makina humbet kontrollin për shkak të ujit në rrugë dhe shpesh edhe për shkak të gomave të konsumuara, rreziku është humbja totale e kontrollit të automjetit. Në këto raste, tundimi i parë është frenimi, por për të parandaluar rrëshqitjen e makinës më mirë të lëshoni gazin dhe ngadalësoni gradualisht shpejtësinë duke përdorur frenimin e motorit, duke i mbajtur duart të palëvizura në timon derisa makina të rifitojë tërheqjen.

6. Mos parkoni në ura në rast të një stuhie: Zjarrfikësit këshillojnë të shmangni parkimin në ura dhe pranë lumenjve. Për më tepër, nëse era është shumë e fortë, është më mirë të shmangni ndalimin pranë strukturave të pasigurta, pemëve, skelave dhe tabelave reklamuese.

7. Çfarë të bëni nëse e gjeni veten të ngecur me makinën tuaj të prishur? Në këto raste tundimi për të lënë makinën është i fortë, sidomos nëse niveli i ujit rritet gjithnjë e më shumë, duke iu afruar fenerëve. Megjithatë, do të ishte më mirë të telefononi numrat e e emergjencës.

8. Çfarë të bëni nëse jeni duke vozitur një makinë elektrike? Kompanitë kryesore të makinave këshillojnë të mos e bëni një gjë të tillë. Megjithatë, nëse jeni tashmë në rrugë, duhet të dini se bateritë e makinave elektrike dhe përbërësit e tyre nuk mund të zhyten në ujë.

Megjithatë, e mira është të vazhdohet me ritmin e ecjes, të mos ndaloni në ujë, të mos lëvizë mbrapa dhe, pasi të keni kaluar ujin të frenoni lehtë në mënyrë të përsëritur për të tharë ujin nga frenat.

9. Çfarë të bëni nëse makina përmbytet? Uji mund të shkaktojë dëme serioze në makina. Në këto raste, përpara se ta ndizni përsëri, është më mirë të kontrolloni nëse vaji i motorit është kontaminuar dhe ta ndryshoni nëse është e nevojshme. Nëse uji ka hyrë gjithashtu në filtrin e vajit, ai gjithashtu duhet të zëvendësohet.

Më pas është e nevojshme të kontrolloni funksionimin e duhur të frenave, të kontrolloni gomat dhe sistemin elektrik.

Në rast përmbytjeje, për të shmangur dëmtimin e makinës, është mirë të mos vozitni nëse uji është mbi gjysmën e rrotave dhe të mos e ndizni makinën nëse është përmbytur, pasi uji mund të dëmtojë motorin dhe sistemin elektrik.

Më pas janë disa shenja që na tregojnë nëse uji ka hyrë në motor (në këto raste është më mirë të mos e ndizni për të mos e përkeqësuar situatën: makina nuk ndizet ose nis me vështirësi; bën një zhurmë jonormale gjatë drejtimit. rrjedhjet e motorit në këto raste, është më mirë të telefononi një mekanik.