Cilat janë rreziqet e infeksionit? Si mund të klasifikohet sasia e madhe e informacionit që po vjen aktualisht rreth koronavirusit SARS-CoV-2? Përse po vëzhgohet kaq nga afër përhapja e koronavirusit SARS-CoV-2? Si dallon ky patogjen i ri nga virusi i gripit dhe si mund t’a mbrojmë më mirë veten tonë? I përgjigjet pyetjeve tona lektorja, Dr. Monika Redlberger-Fritz, virologe pranë Universitetit Mjekësor të Vjenës.
“Këshillohet që të bëni kujdes, por jo që të keni frikë,” thotë Dr. Redlberger-Fritz. “80 përqind e të infektuarve sëmuren lehtësisht dhe vetëm 10 deri në 20 përqind e tyre sëmuren seriozisht.” Fëmijët përgjithësisht ka më shumë të ngjarë që t’a kalojnë më me lehtësi ose pa shfaqur simptoma fare. Kjo do të thotë se, ata e mbajnë virusin brenda tyre dhe ia kalojnë atë të tjerëve pa shfaqur asnjë simptomë.
Është mirë të dini se…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky patogjen zyrtarisht quhet “SARS-CoV-2”, sëmundja “COVID-19” (sëmundja koronavirus 2019).
Shkalla e infeksionit
“SARS-CoV-2 është shumë infektues, kështu që, ai mund të transmetohet me shumë lehtësi,” na informon Dr. Redlberger-Fritz. Por se me sa lehtësi nuk mund ta themi me saktësi. “Gjendjes infektive i jipet vlera RO, që tregon se, sa njerëz janë infektuar nga një person i infektuar,” raprton Dr. Redlberger-Fritz. “Në rastin e gripit, vlera është rreth 2 dhe me fruthin është ndërmjet 12 dhe 18. Vlera aktuale R-zero e virusit të ri është e panjohur sepse ne nuk e dimë numrin e pazbuluar të njerëzve që nuk shfaqin simptoma.”
Infeksioni ndodh nëpërmjet pikëzave që përhapen kur ne kollitemi apo tështijmë. Çdo infeksion që transmetohet përmes këtyre pikëzave, por gjithashtu edhe nëpërmjet infeksionit të njollave, që aplikohet për visurset e gripit, si edhe për viruset korona, “Për shembull, pikëzat arrijnë sipërfaqen e kontaktit përmes duarve,” thotë Redlberger-Fritz.
Simptomat
Ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje: shënjat e sëmundjes nuk janë shumë specifike dhe mund të jenë gjithashtu tregues të infeksionit të gripit, ftohje ose sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Për shembull, pneumonia, mund të ndodhë tek pacientët që janë në rrezik të lartë si të moshuarit dhe pacientët me sëmundje të fshehura. Komplikacione të ngjashme shfaqen gjithashtu edhe nga gripi sezonal.
Rrjedha e sëmundjes
Periudha e inkubacionit për sëmundjen COVID-19 është ndërmjet 2 dhe 14 ditë: mund të ndodhë që simptomat e para të mos shfaqen deri pas dy javësh pas infeksionit aktual. Megjithatë, në rastin e gripit, shënjat e para të sëmundjes mund të shfaqen nga orët e para deri në shtatë ditë pas infeksionit.
Dhe kohëzgjatja e sëmundjes? “Kohëzgjatja e gripit është mesatarisht një javë,” shpjegon Dr. Redlberger-Fritz. “Në rast infeksioni me koronavirus, ne nuk dimë mjaftueshëm mbi kohëzgjatjen e sëmundjes. Të dhënat aktuale tregojnë se, kohëzgjatja e sëmundjes është nga rreth shtatë ditë për rastet më të lehta, deri në dhjetë ditë në rastet e moderuara dhe deri në disa javë në rastet shumë të rënda,” shpjegon ekspertja.
Parandalimi
Masat më të rëndësishme për të parandaluar infeksionin janë identike me ato të gripit dhe COVID-19: higjiena e plotë dhe e kujdesshme e duarve është thelbësore! “Larja e duarve tuaj ‘me themel’ dhe me kujdes me sapu është një kontribut i madh në reduktimin e ngarkesës virale në duar,” thekson Dr. Redlberger-Fritz. “Është e rëndësishme që t’a bëni këtë për të paktën 40 sekonda.” Përveç kësaj, rekomandohet dizinfektimi i rregullt i duarve. Masat e higjienës nuk duhet të vlejnë vetëm për të shëndetshmit, por gjithashtu edhe për të sëmurët.
Masat mbrojtëse
Ndërkohë që, ju mund të mbroni veten me efektivitet kundër gripit nëpërmjet vaksinimit, për COVID-19 kjo nuk është ende e mundur. Aktualisht po kryhen kërkime intensive për të mundësuar mbrojtjen nëpërmjet vaksinimit të përshtatshëm.
Sa të dobishme janë maskat e fytyrës?
“Diçka e tillë ngre pyetjen e se çfarë kërkohet që të arrijmë me këtë,” thekson virologia. “Maskat me një valvul frymëmarrjeje, të tilla si ato që përdoren nga personeli mjekësor, mbrojnë nga grimcat e virusit.” Megjithatë, për një mbrojtje të sigurt, edhe sytë gjithashtu duhet të mbrohen. “Shumica e njerëzve presin shumë nga maskat tradicionale të fytyrës,” thotë doktoresha. “Sigurisht që ato arrijnë të kapin disa pikëza të mëdha, duke reduktuar kështu rrezikun, por pikëzat e vogla të virusit penetrojnë.” Megjithatë, maskat e fytyrës i parandalojnë ato që të mos arrijnë fytyrën, gojën dhe hundën, që është një avantazh tjetër.
Njerëzit e rrezikuar
Ashtu si me gripin sezonal, të moshuarit dhe, për shembull, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare ose sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, janë më shumë të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve serioze. “Njerëzit që janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë duhet t’i nënshtrohen një kujdesi më të veçantë për veten dhe të marrin të gjitha masat parandaluese me shumë kujdes,” këshillon Dr. Redlberger-Fritz.
Trajtimi
Në krahasim me gripin sezonal, COVID-19 (aktualisht) nuk ka ndonjë ilaç specifik antiviral: Në varësi të simptomave, trajtimi bëhet me agjentë anti-inflamator dhe antipiretik, ndërsa shqetësimet lidhur me frymëmarrjen trajtohen më vete.
Po përsa i takon masave të karantinës? “Gjatë dallgës së gripit, pacientët zakonisht trajtohen në vendet e trajtimit të gripit, ndërsa me COVID-19 pacientët akomodohen në vende të veçanta të izoluara, ku ka masa të caktuara sigurie, të tilla si dyer të kyçura dhe masa mbrojtjeje të veçanta për stafin mjekësor,” shpjegon virologia.
Cili është kuptimi i masave izoluese?
“Vendosja e masës drastike të karantinës shërben gjithashtu për t’u siguruar që çdo njeri të sëmuret në të njëjtën kohë dhe që kurba e sëmundjes të frenohet,” shpjegon procedurën Dr. Redlberger-Fritz. Diçka e tillë shërben gjithashtu për parandalimin e mbingarkimit të sistemit shëndetësor.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore