Nën sloganin ‘Mendo që idetë e mëdha ndriçojnë rrugën’, u zhvillua në Tiranë Forumi Ndërkombëtar Ekonomik “UNIQA International Forum 2018”, në datat 4 deri ne 8 qershor 2018.
Me ftesë të SIGAL UNIQA Albania dhe nën kujdesin e veçantë të Drejtorit të Përgjitshëm Z. Avni Ponari, mbi 120 CEO dhe Kryetarë të Bordeve Drejtuese të kompanive UNIQA Insurance Group nga 16 shtete Europiane u mblodhën në Tiranë për të diskutuar mbi mbarëvajtjen, objektivat dhe synimet e grupit UNIQA në të gjithë shtetet ku gjigandi europian i sigurimeve operon, përfshirë edhe Shqipërinë nërpërmjet SIGAL UNIQA Group Austria.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj u uroi mirë seardhjen të ftuarëve në Tiranë, dhe duke folur për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Tirana dhe e gjithë Shqipëria, gjithashtu u ndal në rolin që ka luajtur SIGAL UNIQA në zhvillimin ekonomik dhe përgjegjësinë sociale të Tiranës dhe më gjerë.
Në përfundim të forumit Z. Ponari, si pritës i mysafirëve europianë, i ftoi ata që të vizitojnë sërish bukuritë e rralla të Shqipërisë.