Është e vështirë të planifikosh për kohë të vështira, kur jemi në kohë të mira, por nëse ju godet një emergjencë financiare, atëherë ju dhe familja juaj do të jeni të lumtur që e keni bërë diçka të tillë më parë.
Nëse do të gjendeshit përballë një krize madhore në jetën tuaj, a jeni të përgatitur që të përballoni vështirësitë financiare që mund të lindin nga kjo situatë?
Këshilla e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është që të filloni të siguroheni që sot:
- Siguroni jetën tuaj dhe të familjarëve tuaj për një të ardhme më të sigurtë
https://sigal.com.al/sigurimi-i-jetes-dhe-pension-privat/sigurimi-i-jetes/
- Siguroni shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj në BEST DOCTORS dhe kështu do të jeni të siguruar për të gjitha shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise-2/
- Siguroni pronën dhe biznesin tuaj nga çdo e papritur dhe punoni të qetë
Sipas kërkimeve, kur ju keni një plan rezervë për të ndihmuar familjen tuaj në rast ngjarjesh traumatike të tilla si humbja e vendit të punës, një sëmundje shkatërruese etj.
Të kesh një plan rezervë do t’ju ndihmojë që të merrni vendime racionale në raste se do të përballeni me një krizë. Përdorni sugjerimet e mëposhtme për të krijuar vetë Planin tuaj B:
- Diskutoni mbi këtë temë: Ndonëse mund të jetë e vështirë që të flisni për situatat me “nëse”, ju dhe familja juaj duhet ta bëni këtë për veten tuaj për të adresuar më mirë shpresat, frikërat dhe realitetet në të cilat mund të gjendet familja juaj në të ardhmen. Konsideroni skenarë të ndryshëm në diskutimet tuaja se çfarë do të bënit në rast se do të humbisnit të ardhurat kryesore në familjen tuaj ose nëse do t’ju nevojiten të ardhura të tjera shtesë lidhur me trajtimin e një sëmundje në familjen tuaj apo dëmtimi i biznesit tuaj, etj.
- Rishikoni situatën tuaj: Shqyrtoni të gjitha burimet e disponueshme të të ardhurave, mbulimin tuaj aktual me sigurime, dhe kursimet për pensionin tuaj. Llogarisni borxhin dhe rishikoni fondin tuaj të emergjencave. Sigurohuni që, testamenti dhe planet e pronave tuaja të paluajtshme të jenë të përditësuara. Ju duhet, gjithashtu, të krijoni një listë me kolegë dhe punëdhënës të cilët mund t’ju ofrojnë një vend pune nëse vendi juaj ekzistues do të shkurtohej.
- Duhet të dini se kujt mund ti telefononi: Në varësi të rrethanave tuaja, juve mund t’ju nevojiten dijet profesionale të agjentëve të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, një llogaritari, një avokati, ose të një planifikuesi financiar. Ndërtoni marrëdhënie me këta profesionistë tani në mënyrë që ata t’ju njohin dhe të jenë të gatshëm për t’ju ndihmuar në rast krizash.
- Shkruajeni planin tuaj në letër: Shkruajeni Planin tuaj B në letër dhe ndajeni atë me anëtarët e tjerë të familjes tuaj në mënyrë që ata ta dine se ku ndodhet ky dokument. Të kesh një plan të shkruar mund t’ju ndohmojë ju ose anëtarët e familjes tuaj që të merrni vendime pas asnjë vonesë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.