Blog

E ARDHMJA E LËVIZSHMËRISË

Deri në vitin 2040, banorët e qyteteve në vendet e zhvilluara nuk do të zotërojnë më makina private.

Deri në vitin 2040, shumica e banorëve të qyteteve në vendet e zhvilluara nuk do të zotërojnë më makina private. Rrugët do të kenë pak hapësira parkimi dhe nuk do të jetë asnjë park publik për makinat në qendër të qyteteve. Në shumë qytete, automjetet me karburant do të ndalohen plotësisht.

Për të përmbushur nevojat e popullatës për trasnport, do të mundsohen taksitë elektrike pashofer që do të mbërrijnë brenda dy minutave pas thirrjes së tyre dhe që do t’i transportojnë pasagjerët në destinacionet e tyre për një çmim ekuivalent me tarifat e transportit publik sot. Për udhëtime të shkurtra, disa banorë të qyteteve do të përdorin gjithashtu biçikletat dhe motorçikletat elektrike të cilat do të ofrohen përmes skemave të ndarjes së përbashkët të  udhëtimit.

Automjetetet e transportimit të mallrave do të jenë gjithashtu automjete eletrike pashofer dhe do të kenë module që do të këmbejnë kontenierët me kamionët e distancave të largëta në kufinjtë e qytetit.

Parkingjet e automjeteve do të vendosen në një unazë jashtë qyteteve dhe qytezave, ku udhëtarët do të ndërrojnë taksitë autonome me automjetetet elektrike me qira për udhëtimet brenda qytetit ose në zonat rurale. Këto automjete të distancave të gjata do të jenë gjithashtu autonome, por që do të kenë gjithashtu edhe opsionin e kontrollit manual kur automjetit do t’i duhet që të kryejë një udhëtim në zona rurale ku nuk ka rrugë të zgjuara dhe ku nuk ka infrastrukturë të përshtatshme të rrjetit (për të cilën do të kenë nevojë automjetet pashofer për të operuar me efiçiencë maksimale).

Automjetet e distancave të largëta dhe autonome do të ofrojnë hapësira fjetjeje për udhëtimet brenda natës, ndërsa zonat e parkimit rreth qytezave dhe qyteteve do të përfshijnë mjedise dushi, restorante dhe shërbime të tjera të ngeshme. Brenda automjeteve të tyre pashofer, pasagjerët do të jenë në gjendje që t’a përdorin udhëtimin për të punuar, luajtur, socializuar (lokaklisht dhe në distancë), për të kryer udhëtime virtuale, për të bërë ‘chat’ me personalitete të famshme virtuale dhe, nëse ata dëshirojnë, për të mësuar gjëra të reja.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë