Shkenca e mjekësisë dhe shërbimet e ofrimit të kujdesit shëndetësor janë sektorë konservatorë, që lëvizin me ngadalësi dhe që janë shumë rezistente ndaj ndryshimeve. Ne kemi kemi parë ciklet e zhvillimit në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme në farmaceutikë dhe vështirësitë e pafundme për të çuar përpara reformat nëpërmjet sistemeve politike dhe rregullatorëve të ndryshme për shëndetin. Por, në 20 vitet e ardhshme pesë revolucione kryesore do të transformojnë mënyrën se si praktikohet mjekësia dhe se si ofrohet kujdesi shëndetësor. Këto revolucione janë:
- Mjekësia e personalizuar – bazuar në analizat personale të ADN-së dhe të të dhënave shëndetësore elektronike të grumbulluara nga pacientët individual.
- Mjekësia e qelizave burimore – përdorimi i qelizave burimore për të riparuar/ri-rritur indet dhe organet.
- Nanoteknologjia në mjekësi – ofrimi i ilaçeve dhe zhvillimi në nivele nën-mikroskopike.
- Terapia e gjeneve dhe korrektimi gjenetik – ndryshimi i ADN-së njerëzore për të përmirësuar shëndetin.
- Shëndeti dixhital – përdorimi i inteligjencës artificiale dhe i teknologjisë dixhitale për diagnostikimin dhe monitorimin e shëndetit të pacientëve.
Secili nga këto pesë revolucione do të tranformojë individualisht perspektivën e shëndetit dhe të jetëgjatësisë njerëzore. Por të marra së bashku ato do të prodhojnë një paradigmë tërësisht të re për kujdesin shëndetësor, ku konsumatorët do t’i mbledhin vet të dhënat e tyre shëndetësore, ku gjenetistët do të eliminojnë sëmundjet e trashëguara nga popullata, ku sistemet e inteligjencës artificiale do të ndihmojnë në mënyrë rutinore me diagnostikimin dhe trajtimet që do të jenë të personalizuara sipas kërkesave dhe nevojave të secilit pacient individual.
Në mënyrë të ngjashme si shumë industri dhe sektorë të tjerë, kujdesi shëndetësor do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë nga teknologjia dixhitale dhe shkallëzimi i këtyre ndryshimeve do të jetë edhe më i madh për shkak të madhësisë shumë të madhe të këtij tregu.
Shëndeti është një nga tregjet më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë, duke konsumuar më shumë sesa 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në të gjitha vendet e zhvilluara. Tregu global vjetor vlerësohet që të vlejë rreth 8.1 triliardë dollarë dhe që është duke u rritur me rreth 4.3 përqind në vit. Shpenzimet globale vjetore mbi kujdesin shëndetësor parashikohet që të rriten në 18.28 trilionë dollarë deri në vitin 2040.
Për shkak të kostove ekonomike dhe rëndësisë së tij për të gjithë qytetarët, sektori i kujdesit shëndetësor është tejet i politizuar, i rregulluar dhe përbën një debat të nxehtë për të gjitha vendet e pasura. Për këtë arsye, e ardhmja do të shpërndahet në mënyrë të papabarabartë në kundjesin shëndetësor dhe disa vende do të autorizojnë më herët dhe fusin në përdorim teknologjitë e reja lidhur me shëndetin dhe trajtimet e tij sesa disa vende të tjera. Për hir të shëndetit tuaj, në të ardhmen do të ketë shumë rëndësi se ku do të jetoni.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.