Blog

E ARDHMJA E DREJTIMIT TË INDUSTRISË AUTOMOTIVE: NË DUART E APPLE, GOOGLE DHE UBER

Disa analistë të industrisë kanë sugjeruar se e ardhmja e lëvizshmërisë personale nuk do të jetë me prodhuesit aktual të makinave, por tërësisht nga hyrësit e ri në treg. Të zënë me forcat shtytëse të gjeneruara nga karburantet fosile, ardhja e automjeteve autonome dhe ndryshimi i modeleve të zotërimit të makinave dhge përdorimi i tyre sugjerojnë se ‘stuhia e përsosur’ e zhvillimeve dhe ndryshimeve është ajo ç’ka shtrihet përpara të gjithë industrisë automotive.

Teksa makinat po kthehen më shumë në një platformë kompjuterike dhe një nyje në rrjet – sesa një automjet i vetëm – ardhësit e rinj të tillë si Apple, Google, dhe Uber mund të jenë ato që do të udhëheqin transportin e së ardhmes. Në thelb, teknologjia e informacionit nuk do të integrohet më në makinë gjatë ndërtimit të tyre; makinat do të ndërtohen rreth teknologjisë së informacionit.

Mbledhja dhe analizimi i të dhënave do të kthehen në një faktor ekonomik jetësor për prodhuesit e së nesërmes dhe për operatorët e automjeteve autonome.

Analizimi se ku duan që të shkojnë pasagjerët – dhe se kur – do të ofrojë këndvështrime të vlefshme mbi sjelljen individuale dhe atë sociale të njerëzve. Të kuptuarit se ku dëshirojnë që ta kalojnë kohën pasagjerët në kohën e tyre të lirë në një botë me makina autonome – puna, video-games, pazaret etj – gjithashtu do të jenë shumë të vlefshme. Të dhënat e lëvizshmërisë do të jenë ndoshta komoditeti më i vlefshëm në industrinë automotive të së ardhmes.

Prodhuesit e mëdhenj të sotshëm të automjeteve do të bashkëpunojnë me kompanitë dixhitale për të krijuar lloje të reja automjetesh të cilat do të ofrojnë lëvizshmërinë personale të vitit 2040. Partneritete të tilla kanë filluar që tani.

Ajo që dinë tani të gjithë prodhuesit e makinave është se të gjitha makinat e së ardhmes do të jenë elektrike dhe autonome, dhe industria tani e ka kuptuar se fuqia e madhe e rritjes së shpejtë të tregut kinez do të jetë gjithashtu një ndikim i rëndësishëm në dizenjimin dhe zhvillimin e automjeteve të së ardhmes.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë