Shkaqet kryesore të diabetit të llojit 2 janë një predispozitë gjenetike dhe një stil jetese i pashëndetshëm.
Çfarë ndodh në diabetin e llojit 2?
Hormoni i insulinës e prodhuar nga trupi është përgjegjëse për ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak në një nivel të shëndetshëm. Megjithatë, diabeti i llojit 2 është i pandjeshëm ndaj insulinës (i gjithashtu rezistenca ndaj insulinës). Si rezultat, muskujt dhe qelizat dhjamore ose qelizat e organeve nuk e “njohin” insulinën dhe nuk e thithin mjaftueshëm sheqerin në gjak. Kjo do të thotë që shumë sheqer mbetet në gjak duke dëmtuar kështu enët e gjakut!
Çfarë duhet të dini si një pacient i diabetit të llojit 2
- Objektivi i terapisë: Trajtimi duhet t’ju aftësojë që të jetoni një jetë të mirë dhe të gjatë me sa më pak parehati apo dëmtime me pasoja në zemër, veshka dhe në organet e tjera. Baza për këtë është, mes të tjerash, një nivel optimal i sheqerit në gjak. Për të arritur këtë, ju duhet të masni nivelin e sheqerit në gjak vet disa herë në ditë sipas udhëzimeve të doktorit tuaj si edhe të diskutoni me të rezultatet rregullisht.
- Trajtimi: Shkaqet kryesore të diabetit të llojit 2 është predispozita gjenetike dhe një stil jetese i pashëndetshëm. Kjo përfshin të qenit në mbipeshë, veçanërisht në zonën abdominale (“një bel i shëndoshë”), dhe mungesa e ushtrimeve. Rënia në peshë dhe ushtrimi i rregullt janë rrjedhimisht baza e trajtimit tuaj. Një dietë e ulët në kalori dhe yndyrna, si edhe ushtrime që i korrespondojnë rënies në peshë janë tashmë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Nëse nuk është ky rasti, përdorimi i medikamnteve do të bëhet i domosdoshëm. Ilaçet orale antidiabetike, p.sh., agjentët oral, mund të kenë efekte të ndryshme: disa i bëjnë qelizat më të ndjeshme ndaj insulinës, ndërsa disa të tjera promovojnë çlirimin e hormonit. Nëse këto ilçae nuk janë në gjendje që të kontrollojnë nivelet e sheqeri në gjak, insulina duhet injektuar rregullisht nën lëkurën tuaj. Kjo mund të mësohet lehtësisht dhe të bëhet edhe nga vet pacienti.
- Masa të tjera:Për të reduktuar rrezikun e dëmtimeve me pasoja afatgjata të tilla si infarkt në zemër, ishemi, sëmundje të syve apo të veshkave, është e nevojshme që shpesh të merrni medikamente për uljen e presionit të gjakut dhe të niveleve të kolesterolit, si edhe medikamentet antikoagulante shtesë për rregullimin e sheqerit në gjak. Në këtë rast, është e rëndësishme që këto ilaçe të merren në mënyrë konsistente sipas rekomandimeve mjekësore përkatëse. Së fundmi, kontrollet e rregullta të gjakut, urinës dhe ekzaminimet e këmbëve shërbejnë për të siguruar efektivitetin e të gjitha masave terapeutike.
Siguro ONLINE shëndetin tënd dhe të familjes tuaj!
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.