Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, SIGAL Insurance Group riafirmon angazhimin e saj për promovimin e kujdesit shëndetësor, parandalimit dhe solidaritetit me gratë që përballen me këtë sëmundje.
Përmes nismave sensibilizuese dhe mundësive konkrete për të nxitur kontrollet mjekësore, SIGAL synon të përcjellë një mesazh të qartë: ndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të grave.
Në shenjë solidariteti dhe mbështetje, gratë e stafit të SIGAL Insurance Group u bënë pjesë e një mesazhi sensibilizues me fjongon rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Përtej simbolikës, kjo nismë synon të inkurajojë bisedat e hapura rreth shëndetit të gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta, duke rikujtuar se kujdesi për shëndetin duhet të jetë një prioritet gjatë gjithë vitit.
Si pjesë e angazhimit të saj në kuadër të Tetorit Rozë, SIGAL Insurance Group ka vënë në dispozicion ekzaminime mamografike falas për gratë e stafit. Kjo nismë synon të lehtësojë aksesin në ekzaminime dhe të nxisë kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin.
Kujdesi si dhuratë për njerëzit e dashur
Përgjatë muajit tetor, SIGAL Insurance Group ofron gjithashtu një mundësi për të treguar kujdes ndaj vetes dhe njerëzve të dashur, përmes sigurimit Jete Plus Cash.
Me kodin promocional PINK20 përgjatë muajit tetor, klientët përfitojnë 20% ulje në blerjen online të sigurimit Jete Plus Cash. Kjo ofertë mund të shfrytëzohet edhe si një dhuratë sigurimi për të afërmit dhe miqtë, duke e kthyer kujdesin dhe mbrojtjen financiare në një shprehje konkrete vëmendje ndaj njerëzve që kanë më shumë rëndësi për ne.
Për SIGAL Insurance Group, kjo periudhë është një mundësi për ta kthyer ndërgjegjësimin në veprim konkret, duke mbështetur gratë, duke nxitur kujdesin parandalues dhe duke promovuar një kulturë më të fortë të kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien.
Sepse kujdesi për veten është një akt dashurie për jetën dhe kur kujdesemi për njëri-tjetrin, bëhemi më të fortë së bashku.
SIGAL Insurance Group, jetojmë më mirë së bashku!

