Shkaqet kryesore të diabetit të llojit 2 janë një predispozitë gjenetike dhe një stil jetese i pashëndetshëm.
Çfarë ndodh në diabetin e llojit 2?
Hormoni i insulinës e prodhuar nga trupi është përgjegjëse për ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak në një nivel të shëndetshëm. Megjithatë, diabeti i llojit 2 është i pandjeshëm ndaj insulinës (i gjithashtu rezistenca ndaj insulinës). Si rezultat, muskujt dhe qelizat dhjamore ose qelizat e organeve nuk e “njohin” insulinën dhe nuk e thithin mjaftueshëm sheqerin në gjak. Kjo do të thotë që shumë sheqer mbetet në gjak duke dëmtuar kështu enët e gjakut!
Çfarë duhet të dini si një pacient i diabetit të llojit 2
- Objektivi i terapisë: Trajtimi duhet t’ju aftësojë që të jetoni një jetë të mirë dhe të gjatë me sa më pak parehati apo dëmtime me pasoja në zemër, veshka dhe në organet e tjera. Baza për këtë është, mes të tjerash, një nivel optimal i sheqerit në gjak. Për të arritur këtë, ju duhet të masni nivelin e sheqerit në gjak vet disa herë në ditë sipas udhëzimeve të doktorit tuaj si edhe të diskutoni me të rezultatet rregullisht.
- Trajtimi: Shkaqet kryesore të diabetit të llojit 2 është predispozita gjenetike dhe një stil jetese i pashëndetshëm. Kjo përfshin të qenit në mbipeshë, veçanërisht në zonën abdominale (“një bel i shëndoshë”), dhe mungesa e ushtrimeve. Rënia në peshë dhe ushtrimi i rregullt janë rrjedhimisht baza e trajtimit tuaj. Një dietë e ulët në kalori dhe yndyrna, si edhe ushtrime që i korrespondojnë rënies në peshë janë tashmë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Nëse nuk është ky rasti, përdorimi i medikamnteve do të bëhet i domosdoshëm. Ilaçet orale antidiabetike, p.sh., agjentët oral, mund të kenë efekte të ndryshme: disa i bëjnë qelizat më të ndjeshme ndaj insulinës, ndërsa disa të tjera promovojnë çlirimin e hormonit. Nëse këto ilçae nuk janë në gjendje që të kontrollojnë nivelet e sheqeri në gjak, insulina duhet injektuar rregullisht nën lëkurën tuaj. Kjo mund të mësohet lehtësisht dhe të bëhet edhe nga vet pacienti.
- Masa të tjera:Për të reduktuar rrezikun e dëmtimeve me pasoja afatgjata të tilla si infarkt në zemër, ishemi, sëmundje të syve apo të veshkave, është e nevojshme që shpesh të merrni medikamente për uljen e presionit të gjakut dhe të niveleve të kolesterolit, si edhe medikamentet antikoagulante shtesë për rregullimin e sheqerit në gjak. Në këtë rast, është e rëndësishme që këto ilaçe të merren në mënyrë konsistente sipas rekomandimeve mjekësore përkatëse. Së fundmi, kontrollet e rregullta të gjakut, urinës dhe ekzaminimet e këmbëve shërbejnë për të siguruar efektivitetin e të gjitha masave terapeutike.
Siguro ONLINE shëndetin tënd dhe të familjes tuaj!
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- A e dini cilat janë 6 shkaqet kryesore të zjarreve në shtëpi? Si t’i parandaloni ato
- Përtej pranverës/ Si të ruajmë sigurinë tonë teksa drejtojmë mjetin në rrugë me lagështirë
- Nuk është e pamundur/ Si të kurseni për blerjen e një shtëpie më shpejt
- 5 Këshilla të vyera! Hapat për një regjim ushqimor të shëndetshëm
- “SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.