Lajme

Janar-shtator 2026, të dhëna nga raporti zyrtar mbi sigurimet e jetës në Shqipëri

Sigurimet e jetës vijojnë rritjen. 6.79% më shumë sigurime jete, sipas vëllimit total të primeve të shkruara bruto të publikuar nga vetë AMF në raportin zyrtar janar-shtator 2026, u regjistruan për këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

1,783,209,000 lekë është vëllimi total i sigurimeve të jetës, sipas raportit të AMF, janar-shtator 2026, që nënkupton rritje me 6.79% krahasuar me periudhën janar-shtator 2025.

126665 kontrata në sigurimet e jetës u nënshkruan përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2026. 8002 më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Produkti i sigurimeve të jetës, “Jetë dhe Shëndet në Udhëtim” është produkti me rritjen më të ndjeshme, përkatësisht 88.08% krahasuar me një vit më parë.

Produkti më i kërkuar i sigurimeve të jetës vijon të lidhet me sektorin bankar dhe kredimarrjen. “Jetë e debitorit”. 84.13% e totalit të sigurimeve të jetës shkon për sigurimin “Jetë e debitorit”.

Sigurimi i jetës për efekt kredie vijon rritjen krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht 8.74%.

Dëmet e paguara

3199 raste përfituan dëmshpërblime nga sigurimet e jetës. 619 më tepër nga sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo rritje nënkupton 23.99% rritje të ngjarjeve të siguruara që përfitojnë dëmshpërblime nga industria e sigurimeve në segmentin e sigurimeve të jetës.

Përgjatë periudhës janar-shtator 2026 u paguan 277,412,000 lekë dëmshpërblime, 7.78% më tepër në vlerë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

SIGAL INSURANCE GROUP

Në segmentin e sigurimeve të jetës operojnë 5 kompani sigurimesh, nga të cilat, thuajse 1 në 3 dëme të të gjithë industrisë, ose 31.05% të totalit, e paguan SIGAL INSURANCE GROUP.

101 ngjarje të siguruara u dëmshpërblyen me 86,138,000 lekë nga kompania SIGAL përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2026.

SIGAL është kompania me vlerën më të lartë të pagesave të dëmeve në sigurimet e jetës në industrinë shqiptare të sigurimeve.