Për të kuptuar se cili lloj sigurimi na nevojitet secilit prej nesh, po ju tregojmë një histori të shkurtër të një “Jo të Siguruari Mjaftueshëm”, i cili I shkruan “Hakerit të Jetës” (Lifehacker):
I dashur Lifehacker,
Unë e di që duhet të kem sigurimin e shëndetit dhe sigurimin e shtëpisë që kam me qira, por më ka ardhur një e-mail i cili më thotë se ndoshta më duhet edhe sigurimi i shtëpisë dhe sendeve të tjera me vlerë që unë kam nga përmbytjet. Bashkëpunëtori i punës time është gjithmonë për tëpasur sigurimin për gjithë jetën, por unë kam sigurimin e jetës nëpërmjet punës.
Çfarë lloj sigurimi duhet të kem realisht dhe çfarë është thjeshtë një mashtrim?
Sinqerisht,
Jo Shumë i Siguruari
Përgjigjia e Lifehacker ishte:
I dashur Jo shumë i Siguruar,
Sigurimi është një biznes i ndërlikuar. Ka shumë lloj sigurimesh në këtë industri, ndaj mos u ndje keq nëse nuk i ke të gjitha llojet e sigurimit.
Le të përpiqemi të ti seleksionojmë gjërat dhe të shohim se çfarë na nevojitet. Le të bëjmë një skemë se çfarë burimesh ke dhe se çfarë lloj burimesh të tjera mund të të nevojiten dhe të mund ti aplikosh. Le të fillojmë me llojet e sigurimit që I nevojiten secilit prej nesh, duke marrë parasysh se ku jetoni dhe se çfarë kushtet personale keni:
Sigurimi i Shëndetit dhe Paaftësisë për Punë: Ky është sigurimi më I rëndësishëm. Edhe nëse mund ta keni një sigurim të tillë nga punëdhënësi (që mund të jetë edhe bashkëshorti/ja juaj), mund ta keni nga një organizatë ose individualisht nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (shtetëror), sigurimi cilësor i shëndetit privat do të sigurohet që ju të shkoni tek doktori sa herë keni shqetësime apo jeni sëmurë, të kryeni kontrolle rutinë, të blini të gjitha ilaçet e dhëna nga mjeku me recetë, apo t’ju ofrojë kujdes mjekësor në rast të ndonjë sëmundjeje të papritur apo të ndonjë aksidenti.
Sigurimi nga Paaftësia për të Punuar, i ofruar nga kompanitë e sigurimit, është ideuar për t’ju mundësuar të ardhura shtesë në rast se ju dëmtoheni dhe jeni i pamundur për të punuar për një kohë të shkurtër apo edhe të gjatë. Të dyja këto sigurime janë shumë të domosdoshme. Shëndeti juaj është aseti më i çmuar që ju keni. Duke lënë mënjanë të gjitha problematikat që mund të dalin për të, sigurimi i shëndetit ju bën që ta mbroni shëndetin tuaj.
Sigurimin i Shtëpisë – Edhe nëse posedoni një shtëpi ose e keni marrë me qira atë, duhet të keni disa nga llojet e sigurimit të pasurisë që ju mbron në rast të një zjarri, dëmtime nga katastrofa natyrore, vjedhjet etj. Edhe nëse e keni me qira shtëpinë, ju përsëri duhet ta siguroni atë, sepse të gjitha dëmet që mund ti ndodhin do ti paguani ju dhe jo pronari i vërtetë i shtëpisë.
Ju mund të përfitoni ta merrni me një çmim shumë të mirë sigurimin e shtëpisë, nëse ju i përqëndroni të gjitha sigurimet që keni vetëm tek një kompani sigurimesh. Përgjithësisht,
kompanitë, për të kënaqur klientët e tyre, disa lloj sigurimesh ua ofrojnë me çmime shumë herë më të ulta nga çfarë kushtojnë realisht apo nga risku i parashikuar. Kini parasysh kur të bëni sigurimin e pasurisë, në këtë rast të shtëpisë. Ju duhet patjetër të përfshini sigurimin nga përmbytjet, pasi kushtet klimaterike asnjëherë nuk janë të parashikueshme. Një stuhi e fuqishme apo një përmbytje mund të shkatërrojë gjithçka ju keni ndërtuar deri më tani.
Sigurimi i Makinës – Nëse nuk e ngisni apo nuk e keni një makinë, mund ta shmangni këtë lloj sigurimi, Por, nëse e keni një makinë, absolutisht duhet ta keni sigurimin motorik. Shteti ju detyron të keni vetëm sigurimin ndaj palëve të treta (TPL) dhe në rast aksidenti dëmshpërblehet vetëm pala tjetër e përfshirë në aksident.
Por nga ky lloj sigurimi, ju nuk përfitoni asnjë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar makinës tuaj apo për dëmet shëndetësore që mund të pësoni vetë. Ndaj është e domosdosshme të keni sigurimin vullnetar të automjetit tuaj (KASKO) për të mbuluar të gjitha llojet e dëmeve që mund t’ju ndodhin. Mos prisni derisa t’ju ndodhë një aksident për të kuptuar rëndësinë e këtij lloj sigurimi. Bëjeni atë që në momentin që vendosni të blini dhe të drejtoni një makinë.
Sigurimi i Jetës – Sigurimi i Jetës është po aq i rëndësishëm sa sigurimet e tjera të renditura pak më lart, por shpeshherë ky lloj sigurimi neglizhohet. Sigurimi i Jetës është ideuar me qëllim për ta bërë jetën e bashkëshortes tuaj, të fëmijëve apo prindërve tuaj pak më të thjeshtë në rast të një fatkeqësie të kryefamiljarit/es. Ky sigurim do të ndihmojë familjarët tuaj qoftë për përballimin e kostove ditën e fatkeqësisë apo për të vazhduar jetën normalisht më mbrapa. Nëse jeni i ri apo e re, ju mund të mos mendoni shumë për sigurimin e jetës, por patjetër që duhet të filloni ta bëni këtë. Sa më shumë rriteni e plakeni aq më shumë shumë i rëndësishëm bëhet sigurimi I jetës, për një arsye shumë themelore: do ta bëjë jetën e personave të dashur që lini pas shumë herë më të lehtë.
Këto katër lloj sigurimesh janë më të domosdoshmet dhe më të përdorshmet në jetën tonë të përditshme, ndaj çdonjëri duhet ti ketë. Mund të shfajësoheni për të mos patur një sigurim makine nëse ju nuk keni makinë, apo të mos paturit sigurimin e shtëpisë nëse ju akoma jetoni me prindërit tuaj dhe pozicioni juaj është i mbuluar nga policat e sigurimit që kanë bërë ata. Por nëse jeni i rritur, punoni dhe jeni i pavarur, katër sigurimet e mësipërme duhet ti konsideroni dhe ti keni patjetër, në mos jo për kujdesin tuaj personal, nëse nuk e doni mjaftueshëm veten tuaj,mbëjeni për të mbrojtur personat e tjerë përreth jush!
Lloje të tjera sigurimesh, të cilat duhet ti konsideroni:
Sigurimi në Udhëtim – Njerëzit shpesh e konsiderojnë sigurimin e udhëtimit thjeshtë si një procedure formale të detyrueshme, vetëm për të siguruar shëndetin, nëse pësojnë një dëm shëndetësor dhe neglizhojnë pjesën tjetër të sigurimit të udhëtimit, shumë të rëndësishëm, sigurimin e bagazheve, të anullimit të fluturimit, të riprenotimit të pushimeve etj. Pra, sigurimi në udhëtim është shumë më i gjerë sesa vetëm sigurimi i shëndetit në udhëtim, që padyshim është I domosdoshëm.
Pensioni Privat – E keni menduar ndonjëherë se çfarë do të bëni kur të plakeni? Ku do ti gjeni të ardhurat për të blerë sendet e nevojshme, për të paguar faturat, për të blerë ilaçet që në atë moshë janë me shumicë dhe të shtrenjta? E keni menduar se ku do ti gjeni të ardhurat për të bërë një jetesë normale? Fëmijët kanë jetën e tyre dhe hallet e tyre dhe nuk mundet t’ju plotësojnë ju çdo nevojë. Për të ruajtur të njëjtin standart jetese duhet të filloni të mendoni që në rini për të kursyer për pleqërinë. Depozitoni çdo muaj një shumë modeste pranë fondeve të pensioneve private dhe, krahas pensionit shtetëror, do të keni edhe një pension privat, shumë herë më të lartë se ai që ju jep shteti juaj.
I dashur Jo shumë i Siguruar,
përqëndrohu tek katër sigurimet e para, sepse ato duhet ti kesh me patjetër, dhe duhet ti ketë çdo person, ndërsa dy të fundit janë këshilla shumë të mira për të bërë pushime të qeta e të sigurta si dhe për të pasur një jetë të qetë në pleqëri.
Me këto sigurime, do të jesh në formë të mirë. Paç fat!
Sinqerisht,
Lifehacker
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.