Fiks mosha që jeni tani!
Është momenti që të filloni përcaktimin e objektivave tuaja të kursimit për pension sipas grupmoshave dhe kështu, ju do të jeni në rrugën e duhur për jetën që ju pret pas punës, në pension.
PLANIFIKIMI për pension dhe SE SI të KURSENI në të 20-tat tuaja
- PËRCAKTONI NJË BUXHET. Falë Pensionit Privat tek SIGAL UNIQA ju keni mundësinë që të përcaktoni vet se sa dëshironi që të kontribuoni për pension privat. Planifikimi i objektivave financiar dhe të pensionit tuaj, do t’ju ndihmojnë që të krijoni dhe t’i arrini objektivat tuaj të kursimi, të shmangni shpenzimet e kota dhe t’i kanalizoni paratë tuaja në gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju.
- KURSENI TANI, FITONI MË VONË. Për shembull, kurseni mënjanë nga paga juaj mujore 5,000 lekë si kontribut mujor në pension privat për 25 vite dhe kur të arrini moshën e pensionit, ju do të keni një pension mujor shtesë prej 17,000 lekë. Pra në 25 vite që keni kontribuar në Pension Privat tek SIGAL UNIQA, ju do të fitoni nga investimi 1,500,000 lekë. Shikoni më shumë shembuj të tjerë në:
https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/opsioni-1.pdf
PLANIFIKIMI për pension dhe SE SI të KURSENI në të 30-tat dhe 40-tat tuaja
- PËRCAKTONI PRITSHMËRITË SI NJË FAMILJE. Diçka e tillë është veçanërisht e vërtetë kur ju do të filloni kursimin për pension, si edhe për shkollimin e fëmijëve, mbajtjen e një makine dhe shpenzimet e tjera shtesë. Kontributet për Pension Privat nuk humbasin dhe në rast fatkeqësie të kontribuesit, shuma e akumuluar do t’i kalojë trashëgimtarëve tuaj.
- PENSION PRIVAT ME SIGURIM JETE: Ky produkt ju ofron mundësinë që të kontribuoni çdo muaj dhe t’i përfitoni ato në shumë të menjëhershme. Për shembull, nëse ju keni vendosur që të kontribuoni për pension privat 10,000 lekë në muaj për 20 vite, pas 20 vitesh, ju do të pëfitoni një shumë prej 4,127,000 lekësh. Në rast se, kontribuesi humb jetën para moshës së pensionit, familjarët e tij do të përftojnë të gjitha asetet e akumuluara. https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/ospioni-3.pdf
PLANIFIKIMI për pension dhe SE SI të KURSENI në të 50-tat tuaja
- MBANI NËN KONTROLL NEVOJËN PËR TË SHPENZUAR MË SHUMË SEÇ DUHET. Shpesh qëndrimi që kanë njerëzit është, “Unë kam punuar gjithë jetën time. Tani është koha ime!”…Dhe pastaj gjithçka del jashtë kontrolli. Për shembull, të shpenzosh ‘kot’ për një shtëpi të dytë, mund të kërkojë shpenzime riparimi të cilat do t’a bënin tym buxhetin tuaj.
FORMA MË E MIRË E INVESTIMIT TË KURSIMEVE TUAJA ËSHTË QË TË KONTRIBUONI PËR PENSION PRIVAT. Fitimi nga ky investim është 2 – 2.5 herë më i lartë se interesat që ofrojnë bankat.
- Pension Privat me pagesë të menjëhershme, PLUS kontribut mujor dhe përfitim pensioni mujor. Ky produkt ofron pagesë të menjëhershme të kontributeve, duke blerë periudha të mëparshme sigurimi dhe përfitim të pensionit mujor sipas viteve të kontributit. Për shembull: Nëse ju do të derdhni një shumë të menjëhershme prej 5,000,000 lekë dhe gjithashtu, të kontribuoni çdo muaj me 3,000 lekë. Pas 15 viteve, ju do të përfitoni pension mujor prej 9,000 lekë ose mund t’a tërhiqni si shumë të menjëhershme, duke përfituar 11,300,000 lekë.
https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/opsioni-6.pdf
PLANIFIKIMI për pension dhe SE SI të KURSENI në të 60-tat tuaja dhe përtej
- MENDONI NË TERMA AFATGJATË. Ju mund të jetoni edhe për 20-30 vite të tjera. Një grua që arrin moshën 65 vjeçare, ka 71 përqind mundësi që të arrijë ditëlindjen e saj të 80-të dhe 34 përqind që të kapë 90-tën.
- PAGESA TË MENJËHERSHME KONTRIBUTESH DHE PENSION MUJOR SIPAS VITEVE: Kontribuoni si shumë të menjëhershme 7,000,000 lekë dhe përfito një pension mujor shtesë për 20 vite prej 46,000 lekë. Fitimi nga investimi i kursimeve tuaja është 4,040,000 lekë. https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/opsioni-7.pdf
Ne po ju themi, t’i qëndroni besnik SIGAL UNIQA-s dhe të vazhdoni të përqëndroheni në rritjen e aseteve tuaja për të garantuar mbrojtjen tuaj financiare në të ardhmen.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.