Kam filluar të merrem me analizimin e pikturave, si një mënyrë për tu përballur me problemin e mosangazhimit që hasim në disa lloje dhe gjinish arti. Ti ndodhesh në një muze dhe qëndron përballë një Kandinsky, një Monet, apo një Seurat dhe mendon, çfarë duhet të ndjejë unë me saktësi këtu? Disa piktura, duken më të vërtetë kokëforta në këtë drejtim dhe ato nuk lëvizin as edhe një inç në drejtim të shikuesit, duke ju lënë në një hapësirë të pafundme interpretimesh.
Po, për pikturat që bëjnë të kundërtën?
Piktura ‘Tradhëtia e imazheve’ e Rene Magritte, lëviz më shumë sesa një inç në drejtim të shikuesit. Përkundrazi, ajo kryen të gjithë rrugën. Piktura flet në një gjuhë të cilën ne mund ta kuptojmë, që do të thotë, për shembull, vetë gjuha – ‘KJO NUK ËSHTË NJË LLULLË’. Në fakt, piktura thotë diçka, ajo angazhohet, flet. Pra, çfarë po përpiqet ajo të thotë?
Fillimisht, le të flasim pak për Rene Magritte, një nga artistët më të famshëm dhe më të qëndrueshëm të surrealistëve. Një njeri i cili nuk e ka menduar kurrë veten si një piktor, por më shumë si një mendimtar i cili përdor imazhet si mjet për të shprehur vetveten. Në çastin që ai fitoi një stil estetik, ky stil nuk ndryshoi dhe as evoloi përgjatë karrierës së tij. Ai përdori idetë filozofike të Platonit për të hetuar mbi idetë në përgjithësi. Qëllim i tij ishte të shkaktonte turbullim, të evokonte mister, për të na treguar se ajo që ne duam është gjithmonë pas asaj që ne shikojmë dhe që abstraksioni nuk mund të largohet kurrë tërësisht sepse abstraksioni nuk është tek objekti, por tek vizionet dhe vet mendimet tona.
Piktura ‘Tradhëtia e imazheve’, i qas këto ide në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Dukshëm, në shikim të parë, piktura është mjaft e qartë në mesazhin e saj. Ajo tregon imazhin e një llulle, dhe poshtë imazhit ajo i kujton shikuesit që imazhi që shikojmë nuk është një llullë. Dukshëm, ajo nuk është një llullë, por një përfaqësim i llullës. Magritte kërkon të na tregojë se përfaqësimet nuk janë gjëja e vërtetë, por që ato vetëm i ngjajnë gjësë së vërtetë. Dhe sigurisht, që kjo bën kuptim? Kush do të argumentonte për të kundërtën? Por nga kjo, rrjedh një pyetje kureshtare. Nëse dikush do t’ju tregonte këtë imazh dhe t’ju pyeste se çfarë mendoni ju se është ajo, çfarë do të thoshit ju? Me shumë mundësi do të thoni se, ajo është një mollë. Apo ky imazh? – një burrë; një tren; një shtëpi; një qen; një dorë; dhe kjo është një llullë.
Kjo rastësi e vogël në gjuhë, nuk është fare rastësore. Për qindra mijëra vjet qeniet njerëzore kanë supozuar se, gjuha dhe realiteti kanë një marrëdhënie organike. Që emrat e gjërave, në fakt, rrjedhin nga vet gjërat. Që një pemë është, një fakt, një pemë; dhe që një llullë është një llullë.
Të gjitha këto, janë sfiduar nga gjuhëtari i famshëm Ferdinand de Saussure. Një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme, i cili vuri re se gjëja dhe emri i saj kanë një marrëdhënie plotësisht arbitrare. Që ne nuk i njohim me të vërtetë gjërat, por kemi akses vetëm tek hijet e tyre nëpërmjet gjuhës që çdo gjë ka kuptim në kontekstin e sistemit.
Pas kaq shumë shekujsh të besuari tek fjala në mënyrë implicite, këto këndvështrime të reja ishin të vështira. Kështu, ishte e vështirë që Magritte pa se të gjitha mënyrat e vjetra dhe të gabuara të të menduarit rreth gjuhës, ende fshihen në mënyrën se si ne mendojmë dhe flasim rreth imazheve. Piktura realiste, luan një rol me ngjashmërinë. Dhe ngjashmëria, sugjeron një hierarki. Që imazhi i një llulle i ngjan një llulle, duke treguar një gjuhë tjetër jashtë asaj të vet llullës. Fallciteti i këtij pohimi, është ajo që bëri të mundur që artistët abstrakt të lëviznin përtej ngjashmërive dhe në imazhe në të cilat piktura nuk do të ishte e identifikueshme në realitet. Nga ana tjetër, Magritte e arrin këtë duke përdorur premisat fallco të ngjashmërisë duke i thyer ato brenda pikturës.
Tek tradhëtia e imazheve, ne kemi një imazh dhe një fjali të cilat duket sikur luten që ne t’i lidhim bashkë. Po, përse duhet t’i lidhim ne ato? Përse duhet t’i referohen imazhi dhe fjalët njëra-tjetrës? Por përemri, ngjashmëria dhe emri, të gjitha e bëjnë këtë lidhje të pashmangshme. Dhe është kjo pashmangshmëri që bëhet e vërtetë në çdo aspekt të jetës sonë. Ne dalim aty në jetën tonë të përditshme dhe mendojmë që çdo gjë që shikojmë mund të thuhet, apo imazhet që themi mund të shikohen, por a e keni përdorur ndonjëherë shprehjen ‘duhet të ishe atje’?, ju e dini që këto janë dy realitete – ajo që themi dhe ajo që shikojmë – nuk përkojnë me njëra-tjetrën ashtu siç ne pretendojmë se ato veprojnë.
Imazhi – kjo nuk është një llullë, po! Ajo nuk është një llullë.
Por as fjala ‘llullë’ – as kjo nuk është një llullë.
Atëherë e gjitha fjalia – ‘Kjo nuk është një llullë’, është një kontradiktë. Një kontradiktë që e zhvesh të gjithë pikturën, duke e bërë atë të pakuptimtë. Nuk e di nëse Magrittë ka qeshur me këtë apo jo, por ajo që më duket më e fuqishme është të mendojmë nëse nuk duhet të lëvizim asnjë inç në drejtim të shikuesit apo të vendosësh një pyetje mu në qendër të mendjes së shikuesit?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.