Shërbimi i Teleshëndetit që mundëson takimet me video apo me telefon ndërmjet një pacienti dhe doktorit është njëherësh një avantazh për pacientët, doktorët, shëndetin, rehatinë dhe përshtatshmërinë.
Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Sot pacientët mund ta përdorin teleshëndetin nëpërmjet platformave të disponueshme online dhe aplikacioneve në celular ku ata mund të kërkojnë një takim virtual me një mjek të liçensuar. Më në detaje, disa nga avantazhet kryesore të Shërbimit të Teleshëndetit përfshijnë:
Rehatinë dhe përshtatshmërinë
Me Shërbimin e Teleshëndetit në celularin apo komjuterin tuaj, ju nuk keni më përse të shkoni tek zyra e doktorit apo tek një klinikë apo të mbani rradhë kur jeni sëmurë. Ju mund të këshilloheni me doktorin tuaj nga rehatia e shtratit apo divanit në shtëpinë tuaj. Vizitat virtuale mund të jenë më të lehta për t’i përfshirë në axhendën tuaj ditore. Me Shërbimin e Teleshëndetit, në varësi të axhendës suaj ditore, ju madje mund të mos duhet të merrni, për shembull, leje nga puna për të shkuar që të organizioni kujdesin shëndetësor për të cilën mund të ketë nevojë fëmija(ët) tuaj.
Kontrollin e sëmundjeve ngjitëse
Për të ndihmuar me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gripit dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse, pacientët dhe doktorët mund të përdorin takimet virtuale përmes Shërbimit të Teleshëndetësisë për të këshilluar dhe monitoruar gjendjen e pacientëve me sëmundje të mundshme ngjitëse. Kjo i kursen gjithashtu pacientëve të sëmurë që të paraqiten deri në klinikë. Kjo do të thotë gjithashtu më pak ekspozim virusesh ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht atyre me sëmundje kronike, grave shtatëzëna, të moshurarve dhe njerëzve me një sistem imunitar të dobët.
Për një vlerësim mjekësor më të mirë
Shërbimi i Teleshëndetit është në avantazh të disa doktorëve të specializuar sepse ata do t’ju këshillojnë në mjedisin e shtëpisë suaj virtualisht. Për shembull, specialistët e alergjisë mund të jenë në gjendje që të identifikojnë disa ide mbi alergjinë tuaj duke parë se çfarë ju rrethon në mjedisin e shtëpisë suaj. Neurologët dhe terapistët fizikë dhe profesionalë mund të vëzhgojnë dhe vlerësojnë aftësitë tuaja për t’u kujdesur për vetveten në shtëpinë tuaj. Shërbimi i Teleshëndetit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të marrë vlerësim dhe këshillim lidhur me shëndetin mendor.
Një shërbim për të gjithë familjen
Shërbimi i Teleshëndetësisë mund të përdoret jo vetëm nga një individ, por nga të gjithë anëtarët e familjes.
Menaxhimi më i mirë i kujdesit shëndetësor parësor dhe i kushteve mjekësore kronike
Vizitat e rregullta me doktorët e kujdesit parësorë të tillë si ata që janë të specializuar për kujdesin shëndetësor ndaj familjes, mjekësinë e brendshme dhe pediatrinë, janë thelbësore për shëndetin e familjes suaj. Shërbimi i Teleshëndetit e bën më të lehtë për t’u lidhur dhe këshilluar me një doktor të lineçensuar. Takimi virtual ju kursen burokraci, kohë dhe para!
Tashmë SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”
✅Për një kujdes shëndetësor më të mirë dhe më të shpejtë?
➡SHKARKONI APLIKACIONIN NË?:
https://sigal.com.al/teleshendet/
#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiShëndetit #TeleShëndet #AplikacioniTeleshëndet
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.