Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Jurist, Tiranë

“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.  shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shpall 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:

JURIST

Përgjegjësitë kryesore

  • Ofrimi i këshillimit ligjor në çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
  • Hartimit dhe Rishikimi i kontratave tregtare dhe atyre te sigurimit nga pikepamja tekniko ligjore
  • Interpretimi dhe zbatimi i GDPR dhe legjislacionit kombëtar përkatës.
  • Hartimi, rishikimi dhe përditësimi i politikave, procedurave dhe dokumentacionit për mbrojtjen e të dhënave.
  • Vlerësimi i përputhshmërisë ligjore të proceseve të mbledhjes, përdorimit, ruajtjes dhe transferimit të të dhënave personale.
  • Trajtimi dhe koordinimi i kërkesave të subjekteve të të dhënave, përfshirë kërkesat për akses, korrigjim dhe fshirje.
  • Mbështetja ligjore në rastet e shkeljeve të të dhënave personale (data breaches).
  • Kryerja dhe dokumentimi i vlerësimeve të riskut.
  • Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe praktikën e autoriteteve kompetente dhe përshtatja e procedurave të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për të garantuar respektimin e kërkesave ligjore për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Ceshtje te tjera te regullatore dhe ligjore perfshire Perpuethshmerine

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  1. Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  2. Njohuri të mira të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR.
  3. Përvojë në fushën ne te drejtë civile-tregtare, mbrojtjes te te dhenave personale dhe perpuethshmerise përbën avantazh.
  4. Aftësi të mira analitike dhe interpretimi ligjor.
  5. Aftësi shumë të mira në hartimin dhe rishikimin e dokumenteve dhe kontratave.
  6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  7. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  8. Përpikëri, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri të lartë profesionale.

Të interesuarit, brenda datës 11.09.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.