5 MINUTA SHPJEGIM MBI ‘KONCERTIN E FUNDIT PËR PIANO NR. 23’ TË MOZART
Nga Daniel Barenboim
Kur themi koncerti i fundit për piano i Mozart-it, mendimi i menjëhershëm që na vjen është i shkreti Mozart. Ai vdiq dhe ishte vetëm 35-së vjeç. Ai e kishte përfytyruar paraprakisht vdekjen e tij dhe kjo duhet të jetë një ngjarje shumë tragjike. Por, nuk është kështu.
Shumë shpesh kompozitorët, kanë shkruar muzikë me karakter të ndryshëm nga ajo që ata kanë qenë duke kaluar në jëtët e tyre sipas asaj që dimë nga biografitë e tyre.
Për shembull, Beethoven-i ka shkruar një nga pjesët e tij më optimiste, Simfoninë e tij Nr. 2, kur ishte mjaft i dëshpëruar, kohë kur ai mendonte të kryente vetëvrasje; kohë kur ai mund të kishte shkruar testamentin e muzikës së tij mbi pamundësinë për të vazhduar më tej, por në fakt ai shkruajti këtë pjesë shumë, shumë të freskët dhe rigjeneruese.
Për ne, është shumë e vështirë të dimë se kur ka filluar të shqetësohet Mozart-i për temën e vdekjes. Sido që të ketë qenë, koncerti i tij i fundit, nuk përmban asnjë manifestim të jashtëm të tragjedisë. Si të gjitha pjesët muzikore, edhe ajo mund të luhet në një mënyrë më optimiste, pesimiste, të dëshpëruar, ose në një mënyrë mjaft të gëzueshme. Dhe kush e di se kush ka të drejtë?
Sido që të ketë qenë, koncerti i fundit për piano i Mozart-it përmban deklaratën e tij të parë që në çastin kur piano fillon të luajë…një deklaratë shumë e hapur, e thjeshtë, por në fillim fare të pjesës aty ku luan edhe orkestra ai ka përfshirë një hyrje notash…përse? Nuk ka asnjë përgjigje të saktë për këtë! Sepse kjo pjesë hyrëse që luhet nga orkestra, nuk shërben si fillim i një pjese, por të jep ndjesinë e diçkja që luhet si vazhdimësi e diçkje tashmë të nisur më parë, dhe tani ne e dimë këtë gjë. Më pas, kemi frazën e dytë…dhe përsëri, frazën e tretë…Koha është në një formë shumë të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë, si shumë prej koncerteve të Mozart-it. Koha e ngadaltë, është veçanërisht e dashur për qetësinë që ajo ofron. Ajo përmban dy seksione në çdo kohë. E para, është një melodi. Ndërsa, e dyta thuajse si një kortezh. Ndërsa koha e fundit, ndoshta nuk është edhe aq e shkujdesur si kohët e fundit të Mozart-it, por ajo ka diçka shumë të magjsishme dhe shumë të bukur.
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.