Klubi i Artit dhe Kultures

5 MINUTA SHPJEGIM MBI ’ESTAMPES 3 – KOPSHTET NËN SHI’ TË DEBUSSY-T

Nga Daniel Barenboim

Ky është episodi i tretë.

Episodi i parë ishte ‘Pagodes’, e cila na çoi në lindjen e largët.

E dyta, ishte një ‘Mbremje në Granada’, Spanjë.

Pjesa e tretë, nuk ka të bëjë me një vendndodhje gjeografike, por me diçka që e magjepste Debussy-n – ujin. Një shembull, i kësaj ëshë pjesa e mrekullueshme për orkestër e titulluar ‘La mer’ (Deti). Përgjatë gjithë jetës, Debussy ka qenë i mrekulluar pas ujit dhe është përpjekur të gjejë mënyra të ndryshme për ta përshkruar atë nëpërmjet tingullit.

Nuk duhet të harrojmë se, burimet parësore të frymëzimit të Debussy-t, ishin letërsia dhe natyra. Teksa e dëgjon, thuajse mund ta ndjesh ujin që rrjedh, megjthëse më duhet t’ju them se kjo është shumë subjektive.

Më duket se, këtë pjesë të tretë nga Debussy e kam mësuar kur isha 13-të ose 14-të vjeç dhe mbaj mend që në atë kohë po lexoja ‘Romeo dhe Zhulietën’ nga Shekspiri. Dhe, për mua kjo ishte muzika e Romeos dhe e Zhulietës. Edhe sot e kësaj dite, kur e luaj këtë pjesë, kam një fraksion sekonde kur mendoj për atë kohë. Kështu, këto frymëzime sugjestionuse janë shumë personale (2:02).

Mendoj se, do të jini në një mëndje me mua kur ju them se edhe ju e dëgjoni ujin tek rrjedh përgjatë gjithë pjesës. Më pas, edhe kur shfaqet papritur një melodi e fshehur, ajo ende mbetet shumë likuide, e rrjedhshme, ashtu si vet uji (3:00). Më pas, e gjitha kjo ndihmon në ndërtimin e një klimaksi, që shfaqet papritur sepse siç e dëgjuat deri tani e gjithë pjesa është shumë e paqtë. Ndërsa, na del përpara syve një shkëndijë (4:02).

***

Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane  dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë