Viti 2018, është 100-të vjetori i vdekjes së Debussy-t, një prej kompozitorëve më origjinalë të të gjitha kohërave.
Fillim shekulli i XX-të, sigurisht që, ishte një kohë shumë aktive në botë; me shumë zbulime të reja, mundësi të reja për të udhëtuar, dhe për këtë Debussy dikur është shprehur se, ‘nëse nuk mund të udhëtosh, atëherë të duhet të përdorësh imagjinatën.’ Dhe, kjo shprehje mua më është dukur mjaft argëtuese.
Dhe kështu, ai shkroi një pjesë për piano që përmban tri pjesë të ndryshme.
Njëra është për lindjen e largët – ‘Pagodes’, që është për Kinën.
Pjesa e dytë – ‘La soirée dans Grenade’ – për ‘Mbrëmjet në Granada’.
Pjesa e trëtë – “Jardins sous la pluie” – për ‘Kopshtet nën shi’.
Duhet të themi se, në shumë mënyra Debussy, është konsideruar babai i muzikës franceze impresioniste, që është e vërtetë, por kjo nuk duhet ngatërruar me impresionizmin në pikturë. Debussy ishte shumë, më shumë i ndikuar nga letërsia, nga figura të tilla si Bodler etj., dhe më pas edhe nga piktura.
Burimet e tij të frymëzimit ishin letërsia, dhe natyra.
Shumë nga veprat e Debussy-t kanë të bëjnë me ujin, rën, dhe me detin si ‘La mer’ që është një pjesë shumë e njohur.
Por, le të fillojmë me ‘Pagodes’.
Ejani të udhëtojmë së bashku në Lindjen e largët (2:30). Që tek kordat vjen aroma e lindjes së largët. Vetë muzika nuk është në asnjë moment imitim i kulturës kineze, apo e përshkrimeve të saj. Por, më shumë do të thoja të lindjes së largët parë nga sytë dhe siç është dëgjuar nga veshët e evropianëve francezë. Pastaj kemi një temë të dytë, e cila nuk është absolutisht kineze. Dhe, pastaj ka një pjesë më argëtuese. Dhe, këtu mund të takojmë frymëzimin e Debussy-t nga uji.
Duhet të theksojmë gjithashtu se, Debussy ishte më shumë i interesuar tek identë për zhvillimin e aspekteve misterioze të muzikës, sesa të merrej me pohime më të mëdha.
Ironia është se ai do të bëhej babai i muzikës moderne në shumë mënyra. Pa Debussy-n nuk do të kishim dëgjuar Ravel, dhe shumë nga pjesë të tjera muzikore të shekullit të XX-të.
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.