Blog

5 GJUHËT E DASHURISË

Si ia tregoni dashurinë një personi tjetër? Ne kemi disa përgjigje, për të qenë të saktë pesë.

1. Ëmbëlsia fizike

Ne e shprehim dashurinë përmes puthjeve, përqafimeve dhe prekjeve si një formë për t’i thënë personit tjetër se ne i pëlqejmë dhe i gëzohemi afrisë së tyre fizike. Njerëzit me këtë gjuhë amëtare shpesh tentojnë që të tregojnë prova të tilla dashurie në publik gjithashtu, për t’i bërë botës me dije që ata e duan partnerin/en e tyre. Fjala kyçe: kapja e duarve.

2. Komplimentet dhe vlerësimi

Njerëzit që flasin këtë gjuhë kanë mësuar t’i thonë partnerëve të tyre se duken shumë mirë, se ata kanë bërë diçka të mirë, që ata janë krenarë për ta, apo janë të lumtur kur janë me ta. Ata e mbajnë zemrën e tyre – siç e thotë edhe një shprehje – në gjuhët e tyre.

3. Bashkësia apo koha së bashku

Për njerëz të till është e rëndësishme koha së bashku. Fjala kyçe: Kohë cilësore. Kaloni një fundjavë në çift apo bëni diçka të këndshme së bashku. Një variant i kësaj është vëmendja e pandarë. Të dëgjoni njëri-tjetrin në mënyrë aktive në vend që të kontrolloni e-mailet kur jeni së bashku.

4. Dhuratat

Një gjuhë që fëmijët shpesh e mësojnë që të vegjël. T’i japësh dhuratë një personi të tillë do të thotë që të japësh vlerësim. Kjo nuk ka të bëjë me dhuratat e detajuara apo të shtrenjta, por këta njerëz pëlqejnë që ta vendosin vetveten në pozicionin e marrësit dhe përpiqen që t’i bëjnë ata të lumtur me dhuratat e tyre.

5. Ndihma dhe veprat e mira

Njerëzit me këtë gjuhë dashurie kanë mësuar se të bësh gjëra për personin tjetër është një shprehje e dashurisë.

Mësoni gjuhë të huaja të dashurisë

Nëse jeni të vetëdijshëm që çdo person është parimisht i formësuar nga shembulli i prindërve të tyre në një nga llojet e gjuhës së dashurisë, është më e lehtë për ne që të kuptojmë përse ka keqkuptime. Për dikë që e shpreh dashurinë përmes fjalëve (“Ti nuk do të më thuash kurrë se më do!”) takon dikë që e shpreh dashurinë përmes veprave “E rregullova biçikletën për ty, nuk do ta bëja këtë për dikë që nuk më pëlqen!”) do të jetë e vështirë.

Hapi i parë për të dalë nga kjo dilemë është që t’i bëni presonit tjetër pyetjet e mëposhtme: Nga e di që dikush të do? Si ka qenë fëmijëria jote? Si e ke kuptuar që prindërit e tu e donin njëri-tjetrin? Krahasoni përgjigjet tuaja dhe ndani përvojat tuaja me njëri-tjetrin.

Hapi i dytë. Pyesni njëri-tjetrin: “Çfarë është e rëndësishme për ty?” dhe rendisni pesë gjuhët e dashurisë sipas një mënyrë që është e rëndësishme për ju. Krahasoni rezultatet dhe do të shikoni se do të mrekulloheni.

Hapi i tretë: Nëse ndonjëherë ndjeni se prindërit nuk ju duan, kujtohuni se cila është gjuha e tyre e dashurisë. Ndoshta, ai lau enët dje kur ju ishit ende të lodhur në shtrat? Jipini atij sinjale në gjuhën e tyre të dashurisë për të sinjalizuar në mënyrë të vetëdijshme dashurinë tuaj drej tyre.