Çdo biznes që përdor teknologji apo mbledh të dhëna është i rrezikuar nga një sulm cyber, dhe rezultati mund të jetë katastrofik. Pa mbrojtjen e një police të dedikuar cyber, shumica e bizneseve me shumë gjasa nuk kanë mbulim të përshtatshëm pasi u ka ndodhur një shkelje e tillë. Sigurimi cyber mund të jetë thelbësor për të ndihmuar kompaninë tuaj që të rikuperoni vjedhjen e të dhënave, me kosto që mund të përfshijë ndërprerjen e biznesit, humbjen e të ardhurave, dëmtimin e pajisjeve, pagesat ligjore, shpenzimet e marrëdhënieve me publikun, analizat ligjore, dhe kostot e shoqëruara me njoftimet e detyrueshme ligjore. Një përfitim më pak i njohur i sigurimi cyber është roli që ai mund të luajë në mbrojtjen e kompanisë suaj kohë përpara se diçka e tillë të ndodhë.
Sigurimi cyber mund të ofrojë mbulim për disa nga shkeljet e mëposhtme:
Humbja e të dhënave
Kompanitë janë përgjegjëse për të dhënat e tyre online, pavarësisht se ku ato ruhen. Qoftë nëse ato ruhen në pronën tuaj, apo në një vend tjetër apo në teknologjinë cloud të një pale të tretë, ju mund të mbaheni përgjegjës për çdo informacion që është personalisht i identifikueshëm, apo për informacionin shëndetësor të mbrojtur nëse këto do të ekspozohen. Për të mbrojtur të dhënat e kompanisë suaj, profesionistët cyber rekomandojnë që të kuptoni se ku ruhen të gjitha informacionet tuaja private apo konfidenciale. Krijoni dhe testoni politika dhe procedura lidhur me mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave, nëse ndodh një vjedhje e të dhenave, polica e sigurimit mund të mbulojë shpenzimet e dëmshpërbimeve si pasojë e kësaj vjedhje. Ajo mund të mbulojë gjithashtu shpenzime të tilla si përgjigjen dhe bashkëpunimin me hetuesit rregullator.
Pajisjet e humbura
Forcat e sotshme të lëvizshme të punës që do të thotë laptopë dhe pajisje të tjera celulare shpesh janë jashtë vendeve të punës dhe ato mund të vidhen ose kompromentohen, duke ekspozuar potencialisht të dhënat private apo konfidenciale. Ndonëse ju nuk mund të parandaloni plotësisht vjedhjen apo humbjen, organizata juaj mund të ndërmarrë disa hapa dhe të kufizojë sasinë e të dhënave në çdo pajisje, të tilla si zbatimi i procedurave për përdorimin e fjalëkalimeve efektive dhe ndryshimi i detyrueshëm periodik i tyre. Shmangni ruajtjen e çdo të dhëne private apo konfidenciale në laptope. Apo, nëse është e nevojshme, ruani vetëm të dhëna të inkriptuara apo aksesojini ato nëpërmjet një lidhje të sigur në internet me një server.
Analizat shkencore dixhitale (Forensics)
Ekipet e analizave shkencore dixhitale mund të përcaktojnë shtrirjen e një vjedhjej të të dhënave dhe nëse janë kompromentuar informacionet private të klientëve. Në këtë rast, polica e sigurimit cyber mund të rimbursojë të gjithë të siguruarit. Polica mund të ofrojë gjithashtu mbulim për humbjet potenciale të bizneseve dhe shpenzimet shtesë që mund të ndodhin gjatë një periudhe të rifillimit/rikuperimit të biznesit.
Vlereso Riskun e Biznesit Online:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.