Lajme

Dita Ndërkombëtare E Arsimit/ SIGAL UNIQA, gjithmonë pranë mësuesve

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet çdo 24 janar.

Kjo është një ditë simbol e shpallur nga OKB për të tërhequr vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.”

Por sa herë flasim për arsimin sigurisht që nuk duhet të harrojmë ata që kanë një rol determinant në këtë drejtim, mësuesit, që në Shqipëri numërohen në rreth 31 mijë.

Një detyrë e vështirë, që kërkon impenjim por edhe shëndet të mirë.

Për këtë arsye, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA ka qenë gjithmonë një mbështetje për ta, duke u mundësuar paketa të sigurimit shëndetësor që ndikojnë në ruajtjen e një shëndeti të mirë nga ana e tyre.

Një prej tyre është edhe Karta e Kujdesit Shëndetësor, dedikuar mësuesve dhe edukatorëve.

 

Kjo paketë sigurimi kushton vetëm 9,000 lekë/në vit për person dhe ka këto përfitime:

  • Konsulta me Video dhe audio me mjek të përgjithshëm 24/7 në aplikacionin “Teleshëndet”
  • Deri në 2,000 euro shpërblim monetar fiks në rast diagnostikimi me sëmundje malinje
  • Deri në 1,000 euro shpërblim monetar fiks në rast ndërhyrje kirurgjikale
  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
  • Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin mjekësor ekskluziv SIGAL TELESHËNDET

Me shërbimin “Teleshëndet” ju do ta keni mjekun gjithmonë dhe kudo me vete!

Kur të jeni sëmurë dhe të keni nevojë të shihni një mjek, Teleshëndet do të jetë aty për ju, në dispozicion 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.

Mjekët e liçensuar të “TeleShëndet” do t’ju ndihmojnë me këshilla mjekësore, do ju lëshojnë recetën apo do ju lexojnë përgjigjet e analizave në kohë reale.

Për tu njohur më me hollësi me të gjitha përfitimet që ofrojnë paketat, Shkarkoni tani aplikacionin “Teleshëndet” në App Store ose Google Play; regjistrohuni në pak sekonda dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA në: https://sigal.com.al/teleshendet/

Këtë shërbim mund ta blini në çdo zyrë SIGAL UNIQA ose online KËTU. (https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/Teleshendet.aspx?paketa=TE%20RRITUR )

Mësuesi i shëndetshëm shpjegon më mirë!

Nxënësi i shëndetshëm mëson më shumë!

Në këto momente është e rëndësishme që ti kushtojmë shumë kujdes shëndetit të mësuesit.

 

PËR ÇDO PYETJE APO PAQARTËSI, KONTAKTONI NË:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829