Blog

10,000 HAPA NË DITË: TË ECËSH BËN MREKULLIRA

Në revistën ‘Carpe diem’ (numri për muajin gusht 2019), autori Harald Nachförg pranon sfidën: Çdo ditë ai ecën 10,000 hapa, nën kontrollin e një trajneri strikt në xhep – celulari i tij. Ai ka pyetur shkenctarin e sporteve Mag. Margit Wachter se çfarë ka kaq të veçantë rekomandimi me 10,000 hapa.  

 

 A funksionon me të vërtetë kaq shumë që të ecësh 10,000 hapa në ditë?

Po! Kjo tregohet edhe nga një studim amerikan me pensionistë. Grupi i pensionistëve, që kishin ecur rrallë apo kurrë në ditë, kishin një shkallë vdekshmërie 2 herë më të lartë pas 12 vitesh sa ata që kishin ecur thuajse 10,000 hapa në ditë.

Çfarë bën në detaje të ecurit?

Ecja forcon sistemin kardiovaskular, muskujt dhe densitetin e kockave, por këto nuk janë të gjitha. Për shembull, proceset e metabolizmit ndikohen shumë, ke më pak oreks madje edhe nivelet e gjakut përmirësohen.

Të bësh 10,000 hapa në ditë është zgjidhja…

Të ecësh 10,000 hapa në ditë bën mrekullira dhe është gjithashtu falas. Dhe një gjë tjetër: është e përshtatshme për të gjithë. Çdo njeri mund të dalë për të ecur. Meqë ra fjala: ajo ka gjithashtu një efekt pozitiv mbi gjymtyrët tanë dhe për t’u qetësuar. Pas tre minutash ecje fillon të ulet edhe niveli i stresit.

A duhet të bëj ekzaktësisht 10,000 hapa në ditë për të shijuar një efekt pozitiv?

Jo, sigurisht që jo. Në fund të fundit, varet nga intensiteti i ecjes suaj, sa shpejt ecni dhe nëse jeni duke ecur në rrugë të drejtë apo me ngjitje. Numri prej 10,000 thjesht ndihmon për t’iu falur atë ndjesinë që në përgjithësi ju duhet të lëvizni më shumë. Pedalimi, vrapi, noti, sigurisht që bëjnë punë po ashtu. Punonjësi mesatar i një zyre bën 1,000 deri në 1,200 hapa. Ne qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë ulur.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë