Blog

Zbulohet super qeliza T, që mund të mposhtë të gjitha llojet e tumoreve!

Koha e leximit: 2 minuta

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmtojnë qelizat kancerogjene.

Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në eleminin e tyre.

Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerogjen e kanë lënë të hapur këtë “derë”. Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre nga kompania amerikane Caris Life Sciences, kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet fatal për qelizat kancerogjene, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Universiteti i Bonit’*) .

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

 

Studiuesit duhet të studiojnë tani se përse qelizat kancerogjene mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina vetë shkatërruese. Për këtë ka disa teori:

Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat në qelizat kancerogjene janë urë komunikimi me qelizat e tjera të shëndosha mënyrë kjo që shërben për përhapjen e tumorit. Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë. “Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. Por ne duhet të testojmë nëse këto fragmente ADN-je do të kenë efekt edhe mbi limfomat në trupa me jetë.

Pritet testimi i substancës në gjallesa të tjera të përdorura për eksperiment dhe pas kësaj duhet të testohet dozimi i kësaj substance në një medikament.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë