Përse na bën mirë vrapimi në mjedis të hapur dhe me uljen e temperaturave?
Sportet që rrisin rezistencën të tilla si vrapi duhet t’i ushtrojmë rregullisht dhe përgjatë gjithë vitit. Nëse shkurajoheni nga kushtet e këqia të motit, ekspertët na thonë se, vrapimi në mot të keq ndikon gjithashtu edhe në rënien në peshë shpejt. Çdo stinë është e përshtatshme për të vrapuar dhe trupi ynë do të përfitojë nga shumë të mira shëndetësore nëse do të vazhdoni të vraponi rregullisht dhe të kryeni ushtrimet dhe lëvizjet e duhura.
Çdokush që ka provuar të vrapojë në shi, tashmë e di se sa mirë mirë i bën kjo lëkurës sonë. Por jo vetëm sepse lëkura jonë laget dhe furnizohet me gjak, por gjithashtu edhe mukoza e membranave dhe aparati i frymëmarrjes sonë, të cilat zakohisht thahen nga ajri i ngrohtë. Në këtë mënyrë, ju do të jeni më pak të predispozuar ndaj infeksioneve dhe kështu do të forconi sistemin tuaj imunitar.
Nëse do të visheni siç duhet me shtresa të holla dhe me një xhakestë të mirë kundër shiut, atëherë asgjë nuk ju pengon që të vraponi. Sa me më shumë sportivitet dhe intensitet që të vraponi, aq më funksionale do të jetë veshja juaj sportive e vrapit, duke mundësuar kështu shkëmbimin e nxehtësisë së krijuar nga vrapi. Këshillë: nëse ju do të ndjeni pak ftohtë gjatë vrapit, atëherë po vraponi siç duhet.
Kur temperatura është poshtë zeros, është veçanërisht e rëndësishme që t’i mbani kokën, gishtat dhe bustin e trupit tuaj ngrohtë. Ju mund të vraponi shumë mirë edhe nëse temperatura do të arrijë në -5 gradë. Nëse kjo është e parehatshme për ju që të frymoni ajër të ftohtë, atëherë rekomandohet që të vishni mbrojtëse për hundën dhe gojën.
Gjithashtu duhet të keni parasysh që rënia e temperaturës jashtë do të thotë edhe një rënie më të madhe të konsumimit të kalorive. Sepse sa më ftohtë që të bëhet, aq më shumë energji i duhet të shpenzojë trupi juaj për të ruajtur temperaturën e trupit , duke djegur kështu edhe më shumë kalori shtesë.
Pasi të keni bërë të gjitha këto imagjinoni se sa shumë energji shtesë do të keni kur të riktheheni në mjedis më të ngrohtë dhe se sa shumë kënaqësi do t’ju falë diçka e tillë. Oksigjeni shtesë do t’ju japë më shumë energji dhe shumë më shumë vëmendje për çdo gjë që do të keni planifikuar për të bërë pas vrapit. Për më tepër, moti gri dhe më i ftohtë është moti më i mirë për të vrapuar. Trupi është shumë më i lehtë, dhe ai ushtrohet me shumë më shumë lehtësi nga sa duhet në temperaturat e nxehta të verës.
Dhe ata që nuk ndjehen të motivuar apo mjaftueshëm në formë për të vrapuar, për ta do të ishte shumë mirë nëse në këto kushte moti do të bënin një shëtitje.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.