Blog

VAKSINIMI NGA KORONA: SHUMICA E REAGIMEVE NGA VAKSINA JANË DISI NORMALE

Koha e leximit: 3 minuta

Pas vaksinimit me korona ju mund të ndjeheni të ezauruar dhe të lodhur, mund të keni dhimbje koke apo madje edhe ethe. Këto janë reaksionet e vaksinës – të padëmshme, por nodnjëherë reaksione të gjalla të sistemit imunitar që kalojnë plotësisht pas disa ditësh.

Reagimet e vaksinimit: efekte anësore të padëmshme…

Kur flasim për reaksionet tipike të vaksinës nuk do të thotë se trupi nuk mund ta tolerojë vaksinën. Në thelb, ato lidhen me efektivitetin e dëshiruar, pra me stimulimin e sistemit imunitar.

Me ndodhjen e reaksioneve është vënë re se ka dallime ndërmjet dy vaksinave mRNA Moderna dhe Comirnaty dhe vaksinës vektor AstraZeneca: Ndërkohë që, reaksione të tilla si ethe dhe dhimbje koke tek Moderna dhe Comirnaty me shumë gjasa mund të shikohen pas vaksinimit të dytë dhe tek të rinjtë, tek AstraZeneca ato vihen re që pas vaksinimit të parë.

Në dhjetor 2020, disa reaksione alergjike (me raste të rënda) u raportuan në Britaninë e Madhe menjëherë pas vaksinimi të parë të Comirnaty. Reaksionet e rënda alergjike – i ashtuquajturi shok anafilaktik – ndodhën tek dy njerëz të cilët tashmë dihej se kishin tendencën për të kaluar në shok anafilaktik. Sipas Institutit Federal Gjerman për Vaksinat dhe Medikamentet Biomjekësore, reaksionet e izoluara të hiperndjeshmërisë ndodhën në studimin e fazës klinike 3 për miratimin e Comirnaty dhe Moderna. Megjithatë, asnjë nga pjesëmarrësit në studim nuk raportuan reaksione të menjëherëshme kërcënuese për jetën.

Vaksinat e koronas: A kanë efekte anësore afatgjata së cilave duhet t’u druhemi?

Përgjithshësisht, efektet afënsore afatgjata të cilat ndodhin vetëm pas disa vitesh nuk priten në rastin e vaksinave. Reaksionet nga vaksinat ndodhin nga brenda disa orëve deri në disa ditë, rrallë pas disa javësh apo muajsh. Reaksionet alergjike ndodhin shumë shpejt pas administrimit të vaksinës. Reaksionet autoimune janë të mundshme si efekte anësore shumë të rralla, por edhe këto ndodhin të paktën pas disa javësh.

Kur profesionistët mjekësor flasin rreth efekteve afatgjata, këto nuk janë efekte anësore që ndodhin shumë gjatë pas vaksinimit. Në vend të kësaj, ato janë efekte anësore shumë të rralla të cilat njihen vetëm pasi vaksina ka qenë në treg për një kohë të gjatë – sepse këto efekte anësore janë shmë të rralla – duhen vaksinuar me qindra mijëra apo miliona herë përpara se ato të ndodhin. Deri tani janë administruar nëpër të gjithë botën rreth 200 milionë vaksina.

Vaksina COVID-19 nën mbikëqyrje të vazhdueshme

Të gjitha reaksionet nga vaksinat dhe efektet anësore të reja të mundshme regjistrohen vazhdimisht, madje edhe pasi vaksina është miratuar për tregun. Autoritetet përgjegjëse për kontrollin e vaksinës janë gjithashtu përgjegjëse edhe për efektivitetin e vaksinës – pavarësisht prodhuesit të vaksinës – dhe duhet të vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme literaturën e re shkencore.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë