Blog

VAKSINIMI NGA KORONA: MITET E VAKSINIMIT DHE FAKTET

Koha e leximit: 3 minuta

Kur flasim për vaksinimin nga korona, ekziston një pafundësi informacionesh në qarkullim të cilat po reduktojnë gatishmërinë për t’u vaksinuar. Këtu do të gjeni mitet më të rëndësishme të vaksinimit bazuar në fakte.

Pohim: Vaksinat RNA mund të ndryshojnë ADN-në dhe të manipulojnë gjenet tona.  

Përgjigje: Nuk ka evidenca specifike lidhur me këtë. Vaksinat mRNA përmbajnë komponentë të përzgjedhur të koronavirusit në formën e mesazhereve RNA (mRNA apo shkurt “mesazheret” RNA). Pas vaksinimit, në qelizat e trupit prodhohen disa proteina të cilat “trajnojnë” sistemin imunitar kundër koronavirusit.

Pas një kohe të shkurtër, mRNA në vaksina ndahet në qelizat jashtë bërthamës së qelizave dhe nuk hyn në kontakt me ADN-në njerëzore që ndodhet në bërthamën qelizore. mRNA nuk mund të konvertohet apo të përfshihet në ADN dhe rrjedhimisht nuk e prek materialin gjenetik në qelizat e trupit, në sperm apo në qelizat e vezëve.

Pohim: Gjatë studimeve kanë vdekur subjektet, vaksina është e rrezikshme.

Përgjigje: Në studimet klinike me një numër të lartë pacientësh dhe me përfshirjen e njerëzve të moshuar dhe shumë të moshuar si edhe në periudha më të gjata studimi, është e mundur që subjektet nën testim të vdesin gjatë rrjedhës së studimit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se, ka lidhje me vaksinimin, por që personat e testuar kanë tendencën të vdesin nga sëmundje të tjera të mëparshme apo nga sëmundje të tjera të cilat lidhen me moshën e tyre, si pasojë e një infarkti në zëmër apo të një goditjeje në tru – një lidhje të përkohshme dhe e zakonshme me vaksinën.

Çdo efekt anësor që ndodh pas vaksinimit regjistrohet dhe çdo vdekje ekzaminohet me kujdes për një lidhje të mundshme me vaksinimin nga një Komitet i Pavarur Kontrolli. Efektet anësore serioze janë shumë të rralla me vaksinimet. Në rastin e vaksinave të koronës, janë regjistruar rreth dhjetë raste shoku alergjik për çdo milionë vaksinime. Reagime të tilla të rënda alergjike prekin thuaje gjithmonë njerëzit që tashmë kanë reagime alergjike ndaj vaksinave apo medikamenteve të tjera.

Pohim: Vaksinat e miratuara kaq shpejt nuk mund të jenë të sigurta.

Përgjigje: Megjithëse, vaksinat e koronës u zhvilluan dhe u miratuan me shpejtësi, ato janë testuar në mënyrë të imtësishme. Pas miratimit vaksinat janë të sigurta. Kjo ndodh vetëm nëse ato janë testuar me kujdes dhe pa ndërlikime me një numër të mjaftueshëm njerëzish në studimet klinike.

Vaksinat BioNTech dhe Moderna të miratuara brenda BE-së janë vaksinat mRNA për të cilat janë bërë tashmë kërkime për shumë vite për trajtimin e sëmundjeve infektive dhe për kancerin. Kur shpërtheu pandemia, baza për këto vaksina tashmë ishte aty. Për shkak të niveleve shumë të larta të infektimit me COVID-19, ishte gjithashtu i mundur integrimi i shumë njerëzve në studimet thelbësore në një fazë shumë të hershme.

Për shkak të situatës aktuale të pandemisë, procesi i miratimit në BE është përshpejtuar. Prodhuesit farmaceutikë mund të dorëzojnë të dhënat mbi zhvllimet joklinike dhe klinike të një vaksine kandidate përpara aplikimit për miratim. Rrjedhimisht, gjetjet e reja rreth vaksinës kandidate mund të kontrollohen vazhdimisht gjatë procesit të zhvillimt të tyre. Diçka e tillë e bën procesin e miratimit më të shpejtë, por kërkesat e cilësisë, sigurisë dhe të efiçiencës së ilaçeve në shqyrtim mbeten shumë të larta.

Për më tepër, procedurave të miratimit të vaksinave të SARS-CoV iu është dhënë prioriteti më i lartë nga autoritetet në vitet e shkuara. Qëkur pandemia COVID-19 u kthye në një problem global me një nivel shumë të lartë korrespondues të interesit të përgjithshëm, ishte gjithashtu i mundur fillimi dhe kryerja e studimeve korresponduese paralelisht në shumë vendndodhje nëpër të gjithë botën.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë