Blog

VAKSINIMI COVID-19 PËR FËMIJËT NËN MOSHËN 12 VJEÇ

Koha e leximit: 3 minuta

Në shumicën e rasteve, fëmijët dhe adoleshentët i mbijetojnë infeksioneve COVID-19 pa simptoma të rënda. Pavarësisht kësaj, ekspertët rekomandojnë vaksinimin për shkak të rrezikut të zgjatur apo rrjedhën veçanërisht të rëndë që ky infeksion mund të marrë. Me miratimin e vaksinave BioNTech/Pfizer dhe Moderna për adoleshentët e moshës 12 vjeçare dhe mbi, përkatësisht në pranverë dhe verë, diçka e tillë pritet tani edhe për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Miratimi i vaksinave

BioNTech/Pfizer pret miratimin e vaksinës COVID-19 për fëmijët e moshës 5 vjeç dhe sipër 5 vjeç në tetor. Pritet që vaksinimi për fëmijët shumë të vegjël nga 6 muaj do të jetë gjithashtu i disponueshëm këtë vit. Bazat për këtë janë një studim i filluar në mars 2021 me fëmijët nga 6 muajsh e sipër deri tek fëmijët më pak sesa 12 vjeç. Brenda studimit, veçohen gjithashtu tre grupmosha, “5 vjeç deri në nën 12 vjeç”, “2 vjeç deri në më shumë sesa 5 vjeç”, “6 muajsh deri në më pak sesa 2 vjeç”. Duke qenë se sistemi imunitar i fëmijëve reagon më fuqishëm sesa tek të rriturit, vaksinimi i tyre realizohet me një doze relativisht më të ulët: me një të dhjetën e dozës për të rriturit tek nën 5 vjeçarët dhe më një të tretën e dozës s të rriturve tek pesë deri 12 vjeçarët.

Prodhuesi i dytë i vaksinës mRNA, Moderna, është vetëm pak më pas në termat e miratimit të vaksinës. Aktualisht po realizohet një studim me 6,750 fëmijë të grumopshës 6 muajsh deri në 12 vjeç. Këtu, gjithashtu, vaksinimi realizohet me një dozë të reduktuar. Të dhënat e disponueshme deri tani tregojnë se vaksinimi me vaksinën mRNA tek fëmijët ka një efikasitet të ngjashëm në termat e përgjigjes imunitare si tek të rriturit dhe se toleranca dhe siguria janë gjithashtu të krahasueshme.

Përsa i takon përdorimit të vaksinës AstraZeneca tek fëmijët dhe adoleshentët, ka pasur një vlerësim negativ nga Komiteteti i Përbashkët Britanik mbi Vaksinimin dhe Imunizimin (i krahasueshëm me Komisionin e Vaksinimit në Gjermani) për shkak të  shkallës së efekteve anësore në një studim me të miturit e studiuar që në shkurt 2021.

Ekspertë janë qartësisht në favor të vaksinimit të fëmijëve dhe adoleshentëve

Pyetja thelbësore – çfarë është më e rëndësishme, një sëmundje COVID-19 apo vaksinimi kundër këtij virusi – i është dhënë përgjigje nga ekspertët me reputacion të cilët janë në favor të vaksinës. Megjithëse në shumicën e rasteve sëmundja tek fëmijët është me simptoma më të lehta, kjo nuk vlen për të gjitha rastet. Në një periudhë më afatgjatë COVID-19 përbën kërcënim duke shkaktuar simptoma fizike, neurologjike dhe psikologjike. Gjithnjë edhe më shumë pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë të rinj dhe procesi i infektimit gjithashtu është zhvendosur nga të rriturit tek fëmijët dhe adoleshentët. Dhe kjo ka qenë përpara fillimit të shkollës. Simptoma të tjera mund të përfshijnë edhe miokardin, p.sh., inflamacionin e qelizave të muskujve të zemrës.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë