Siguro veten, siguro fëmijët e tu, mendo për familjen tënde! Mendo SIGAL UNIQA!
Kripë, sheqer, yndyrna dhe ushqime të përpunuara me karar
Me këto këshilla, të ngrënit e shëndetshëm do të kthehet në lojë…
Zakonet e të ngrënit formësohen që në fëmijëri
Gatimi dhe konsumimi i ushqimeve të përgatitura në shtëpi janë shumë të shëndetshme. Nëse ia mësoni fëmijëve tuaj këtë gjë që herët në fëmijërinë e tyre, ka shumë të ngjarë që më vonë në jetë, automatikisht ata do të kërkojnë që të konsumojnë ushqime të shëndetshme. Prindërit janë modeli më i mirë për fëmijët. Fëmijët janë vëzhgues të mirë dhe mësojnë nga ne çfarë është dhe nuk është një sjellje e shëndetshme.
Çfarë i nevojitet fëmijëve tuaj për një dietë të shëndetshme
- Pije pa ëmbëlsues dhe çajra bimorë (në sasi të mjaftueshme)
Pija ideale për fëmijët është uji. Gjatë ditës duhen pirë të paktën 1-1.5 litra ose 7 gota me ujë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të shërbeni ujë gjatë çdo vakti si edhe ndërmjet tyre. Në mëngjes janë gjithashtu të shëndetshme çajrat me fruta pa ëmbëlsues ose çajrat bimorë. Lëngjet e frutave kanë përmbajtje sheqeri dhe duhet të hollohen (idealisht në shishe) me ujë. Frutat dhe perimet formojnë një bazë të ekuilibruar të dietës ushqimore dhe si të tilla duhet të jenë pjesë e çdo vakti ushqimor.
- Mish, peshk dhe vezë (në sasi të moderuar)
Produktet e djathit janë të rëndësishme sepse ato përmbajnë shumë kalçium që është shumë e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme. Ekspertët rekomandojnë tre shërbime me produkte djathi çdo ditë, p.sh., një prej tyre mund të jetë 1/8 litër qumësht, 100 gram kos natyral ose një copë djathë si pjesë e tre vakteve kryesore. Mishi, peshku dhe vezët plotësojnë menu-në javore. Ekspertët rekomandojnë peshk një ose dy herë në javë, por vetëm tre herë në javë, jo më shumë. Kur të blini mish ose peshk, kini kujdes cilësinë. Rekomandohen ato specie peshku që vijnë nga ujrat e ftohta si: trofta ose krapi, ndërsa nga peshku i detit: salmoni, harenga, ose skumbri. Peshqit grabitqar si: toni, heshta, ose peshku shpat përmbajnë shumë metale dhe nuk janë të përshtatshme për ushqyerjen e rregullt të fëmijëve tuaj.
- Kripë, sheqer, yndyrna dhe ushqime të përpunuara me karar
Shumë produkte në dukje “të shëndetshme” të tilla si kosi me fruta, hirra, përzierjet e drithërave me fruta të thata për mëngjes, kanë shumë sheqer të “fshehur”. Kini kujdes nga të ashtuquajturat “ushqime për fëmijë”. Zakonisht ato janë të dendura me sheqer, kanë shumë kripë dhe shumë yndyrë dhe nuk janë të përshtatshme për një dietë të shëndetshme ushqimore për fëmijët tuaj. Fëmijët për nga natyra e tyre preferojnë gjërat e ëmbla ndaj do të ishte mirë nëse i mësoni atyre shijen natyrale të ushqimeve që në fillim si edhe për ti minimizuar ato në sa më pak që të jetë e mundur. Dhe se kjo është diçka shumë e mirë edhe për dhëmbët e tyre.
Prindërit shpesh janë të pasigurtë se sa shumë ëmbëlsira duhet të lejohen dhe se kur janë të pashëndetshëm “snack-ët”. Për trajtimin e shëndetshëm të ëmbëlsirave kini kujdes që ti bëni sa më të qarta këto rregulla:
- Mos i ndaloni gjërat e ëmbëla: ndonjë “snack” një herë në ca kohë, si për shembull, një ëmbëlsirë e vockël pas dreke, lejohet, por kjo nuk duhet të shërbejë si zëvendësues i “snack-ut”.
- Fëmijët kanë nevojë për kufij: kur vjen puna tek “snack-ët”, varet nga sasia. Varet nga prindërit që të përcaktojnë sa do të jetë një “racion ditor” si edhe për t’i mësuar fëmijëve një mënyrë të shëndetshme për ti marrë ato me të mira. Një dorë ëmbëlsira në ditë është OK dhe mos u ndjeni fare në fajJ
Çfarë duhet të bëni nëse fëmijët tuaj refuzojnë frutat dhe perimet?
Mos e humbisni durimin. Herët apo vonë, çdo fëmijë do të sulmojë. Këtu, do të gjeni këshillat më të mira se si ti përfshini frutat dhe perimet në dietën e ushqimore të fëmijëve tuaj:
- Shija ka të bëjë me zakonin. Fëmijëve u duhet një kohë e gjatë për tu mësuar me shijen e një ushqimi nga 10 deri në 16 shijimesh të E njëjta gjë vlen edhe për frutat dhe perimet. Ndonjëherë është aroma ose dendësia e një pjate. Nëse fëmija refuzon supën me karrota, kjo nuk do të thotë që atij/asaj nuk i pëlqejnë karrotat e freskta të pagatuara.
- Jepini fruta dhe perime në copa të vockla kafshatash si një “snack”. Pak fëmijë e hanë një mollë të tërë. Ndërsa po ti ofroni atyre një pjatë me copëza të vogla frutash dhe perimesh pjata do të zbrazet. Shpesh në ndihmë këtu janë modeli që vëzhgohet tek miqtë, vëllezrit, motrat, si edhe prindërit.
- “Fshihini” perimet në ushqimet e preferuara. Kur fëmijët i refuzojnë perimet në mënyrë kategorike, përdorni këdo t’ju ndihmojnë disa hile të vockla: përgatitini perimet si sup pure dhe shërbejeni atë me kubikë të vegjël buke të thekur. Me domate, karrota dhe kungull mund të përgatisni lëngje për t’ia hedhur pjatave me oriz ose makarona; piqini simitet me kunguj ose me karrota.
- Frutat dhe perimet si lëngje. Me fruta dhe perime mund të përgatisni lëgje të shijshme. Qoftë si pure ose si pije e përzier me qumësht ose me kos, fruta dhe perime gjithashtu janë një bazë e pasur me përbërës të shëndetshëm. Për ëmbëlsira të ngrira, thjesht hidheni lëngun e frutave të përgatitur në format e kubikëve të akullit dhe futini ato në ngrirje.
KINI KUJDES nga sasia dhe përmbajtja e sheqerit në përmbajtje kur blini ushqime
Një çokollatë (25 gramë) përmban rreth 15 gramë sheqer. Konsumi i sheqerit të shtuar nuk duhet të kalojë më shumë sesa 10 për qind të kërkesave të trupit për energji. Një gotë me limonatë përmban mesatarisht 25 gramë, 100 gramë kos me vanilje përmban rreth 16 gramë sheqer.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron dy (2) paketa 1-vjeçare për individë & familje për sigurimi për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj: COMFORT, KM0 dhe MULTICENTRIKE – të cilat promovojnë kujdesin e hershëm shëndetësor, siguri edhe për shërbimet e marra në spital publik si edhe diagnozë të hershme e shërim i shpejtë. Zgjidhni paketën që funksionon më mirë për ju:
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat INDIVIDUALE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408035956-525028a5-311f
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat FAMILJARE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408036019-710cda3d-3cb9
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.