Eliksiri i jetës është emri i duhur për ujin. Sepse çdo proces fizik dhe psikologjik në trup varet nga uji. Në librin e tij “Ju nuk jeni të sëmurë, por të etur”, Dr. Feridoon Batmanghelidj shpjegon se cilaj janë këto lidhje.
Kështu e ka etja! Një nga gabimet më të mëdha lidhur me këtë, sipas doktorit iranian Dr. Feridoon Batmanghelidj kur thuhet se goja e tharë është shenja e parë e mungesës së ujit në trup: “Kjo është e gabuar: Goja e tharë ëthtë shenja e fundit e etjes! Nëse ju keni një gojë të tharë, trupi vuan shumë nga mungesa e ujit. Por ekziston një rregull fare i thjeshtë: urina duhet të jetë gjithmonë me ngjyrë! Nëse ajo është ngjyrë e verdhë apo madje me një ngjyrë edhe më të errët, do të thotë se ju nuk keni pirë mjaftueshëm ujë.
Është mirë të dini se…
Nëse keni një gojë të tharë, ju tashmë keni mungesë uji në trup.
Studimi në burgje
Batmanghelidj i filloi kërkimet e tij mbi fuqinë shëruese të ujit në një mënyrë të pazakontë. Gjatë revolucionit të vitit 1979 në Iran, ai u burgos si një i burgosur politik. Një ditë, një shok i burgosur i kërkoi ndonjë rekomandim mbi dhimbjet e stomakut të shkaktuara nga stresi. Si një i burgosur, doktori nuk dispononte asnjë medikament dhe, kështu duke qenë i pafuqishëm për ta ndihmuar me medikamente ai i dha pacientit dy gota me ujë për t’i pirë. Dhimbjet e stomakut u përmirësuan! Më pas doktori filloi studimin e efekteve shëruese të ujit mbi simptomat e lidhura me stresin me shokët e tij të burgut dhe publikoi rezultatet magjepsëse teksa ishte ende në burg.
Polemitë e një libri ‘bestseller-i’
Pas daljes së librit të tij, Batmanghelidj vijoi me kërkimet dhe shkrimin e disa librave mbi këto gjetje, “Ju nuk jeni të sëmurë, por të etur”, i cili është konsideruar një libër ‘bestseller’ që nga vitit 2003. Sigurisht që, doktori së bashku me librin e tij shkaktoi disa polimika, duke qenë se ai sulmon disa nga tezat mjekësore mbi temën e zhvillimit të sëmundjes, të cilat konsiderohen si të gdhendura në gur. Batmanghelidj: “Mjekësia moderne i trajton shumë sëmundje të tilla si diabeti, alergjitë apo astmën me medikamente. Ata harrojnë se në fillim duhet adresuar çështja e mungesës së ujit në trup. Vetëm atëherë, nëse simptomat do të vazhdojnë, pacienti mund të trajtohet me medikamente. Shpesh nuk nevojitet që të bëhet asgjë.”
Detyrat jetësore
Është fakt se trupi përbëhet nga 75% ujë. Besohet se truri të jetë edhe më shumë. Uji ka funksione jashtëzakonisht të rëndësishme në trup:
- Çliron vitaminat dhe ushqyesit nga ushqimi dhe i shpërndan ato tek qelizat.
- Mbledh produktet e copëzuara dhe i shpërndan ato në mëlçi dhe në veshka që të sekretohen.
- Furnizon qelizat me oksigjen.
- Këkohet për formimin e neurotransmetuesve të rëndësishëm (substancat mesazhere) dhe hormonet.
- Gjymtyrët dhe disqet ndërvertebrale kanë nevojë për ujë që të jenë elastike.
- Membranat e mukozës në hundë, në fyt apo në zorrë, për shembull, kanë nevojë për ujë për elasticitetin e tyre.
- Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, uji në formën e djersës është jetësore për rregullimin e temperaturës.
Uji ju bën më të hollë
Përveç të gjitha këtyre aspekteve shëndetësore, Batmanghelidj gjithashtu shpjegon se si humbja e peshës mund të arrihet me ndihmën e ujit dhe të kripës. “Zakonet tona të të ngrënit janë të lidhura me dy ndjenja të trupit. Njëra është uria, dhe tjetra etja. Të dyja ndjehen në të njëjtën zonë të trupit, sinjalet e tyre ngatërrohen lehtësisht me njëra-tjetrën. Ju mendoni se jeni të uritur, por në fakt jeni të etur.”
Është mirë të dini se…
Ne e ngatërrojmë lehtësisht urinë me etjen.
Ai rekomandon: “Pini dy gota me ujë gjysëm ore përpara çdo vakti dhe dy e gjysëm më pas. Mesa duket, nevojitet rreth gjysëm ore që trupi të bëjë dallimin ndërmjet ujit dhe ushqimit. Nëse e përdorni këtë metodë, ju do të hani vetëm kur të keni uri dhe sasia e ushqimit që ju do të hani do të zvogëlohet.”
Këshillë
Pini dy gota me ujë gjysëm ore përpara dhe dy e gjysëm pas çdo vakti.
Ai shpjegon gjithashtu se si trupi dehidraton vet indet e veta duke e furnizuar atë me mjaftueshëm ujë. Kripërat minerale luajnë një rol kyç këtu. Ato janë thelbësore për përçueshmërinë e nervave dhe thelbësore për formimin e enzimave. Rrjedhimisht, rekomandimi i Batmanghelidj është që të pimë të paktën 30 mililitra ujë për kilogram sipas peshës tonë trupore në ditë dhe konsumimi gjithashtu i 1/3 lugë me kripë minerale për litër ujë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.