Rritja e projektuar e udhëtimeve ajrore nuk është pa probleme, ku më e rëndësishmja prej tyre është ndryshimet klimaterike. Aviacioni përbën rreth 4 përqind të emisioneve të gazrave të efektit serë dhe dikush që fluturon nga Londra në Nju Jork vajtje-ardhje gjeneron të njëjtin nivel emisionesh që shkakton një person mesatar në BE duke ngrohur shtëpinë e tij/saj për një vit të tërë.
Bazuar në nevojën urgjente për të luftuar ndryshimet klimaterike, mund të jeni të sigurt se avionet e pasagjerëve të vitit 2040 do të jenë shumë më ekonomike në përdorimin e karburantit sesa avionët e sotshëm, dhe një numër i konsiderueshëm avionësh do të fluturojnë me karburant të qëndrueshëm aviacioni – karburant avioni i nxjerrë nga biomasa.
Por do të jenë avionët elektrik ata që më së fundi, do të ofrojnë transport ajror pa ndotje të ajrit. Deri në vitin 2040, do të jenë në shërbim avionët elektrik për rrugë të shkurtra, por duke qenë se jeta mesatare e shërbimit të avionëve tregar është ndërmjet 21 dhe 33 vjet, me shumë gjasa shumë avionë që furnizohen me karburant tradicional do të jenë ende në fluturim – veçanërisht ato të rrugëve të gjata.
Prodhuesi i motorrëve të ‘Rolls-Royce’ ka hyrë në partneritet me ‘Airbus’ dhe divizionin e ‘eAircraft’ të Siemens-it për të zhvilluar një avion hibrid për pasagjerë – pjesërisht i furnizuar me vajgur dhe pjesërisht me energji elektrike. Një avion hapsinor britanik është adoptuar për të transportuar dy ton bateri dhe është gjeneratori fluturues më i fuqishëm në botë. Një nga katër motorrët e tij po konvertohet që të furnizohet me energji elektrike.
Kjo pajisje fluturuese do të përdoret për të vlerësuar konceptin se energjia elektrike mund të gjenenerohet me efiçiencë dhe në mënyrë të sigurt në fluturim dhe se një avion me motorr elektrik është i aftë të punojë me po aq siguri dhe efektivitet si një motor që djeg vajgur.
Ndërkohë, linja e dytë ajrore më e madhe në Evropë, EasyJet, po punon me një kompani me qendër në Los Anxhelos, ‘Wright Electric’, për të zhvilluar një avion të ri tregtar tërësisht elektrik deri në vitin 2027.
Avioni i ri do të transportojë rreth 150 pasagjerë dhe fillimisht do të jetë për rrugë të shkurtra, me një gamë prej 540 kilometra (335 milje). Por EasyJet thotë se, kjo mund të jetë e mjaftueshme për një të pestën e rrjetit aktual të rrugëve të mbuluara prej EasyJet, duke përfshirë Belfast-Londër-Amsterdam, Bristol-Edinburg dhe Paris-Gjenevë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.