Blog

UDHËTIME EKZOTIKE PRANVERORE NË MARS

Koha e leximit: 2 minuta

Deri në vitin 2040, udhëtarët super të pasur që kërkojnë të drejtat e mburrjeve të tyre të rradhës rreth udhëtimit të tyre të fundit, me shumë mundësi do të konsiderojnë një udhëtim në Mars.

Planeti i kuq është, mesatarisht, 140 milionë milje larg dhe dhe një udhëtim vetëm vajtje do të kërkonte një periudhë udhëtimi ndërmjet gjashtë deri në tetë muaj, në varësi të pozicioneve relative të Tokës dhe Marsit në atë kohë. Rrugës për në Mars, pasagjerët mund të përballen me stresin psikologjik si pasojë e një periudhe kaq të gjatë mbyllur, si edhe të të sëmurit nga hapësira, humbja e muskujve dhe shtrembërimi i syve (të shkaktuar nga graviteti zero). Probleme të tjera do të përfshijnë ekspozim të stërzgjatur ndaj rrezatimit hapësinor që dëmton ADN-në njerëzore dhe ka efekte negative afatshkurtra dhe afatgjata mbi shëndetin.

Ulja në Mars është veçanërisht e sikletshme për shkak të gravitetit të ulët dhe atmosferës së dobët. Por, në mbërritje, do të ketë gjithashtu edhe probleme të tjera: në Mars nuk ka as oksigjen dhe as ujë.

As ushqim dhe as strehim. Të gjitha furnizimet duhet të sillen nga Toka. Pastaj kemi pyetjen se si do t’ia bëni për t’u kthyer nga udhëtimi juaj.

NASA thotë se, planifikon të çojë astronaut në Mars deri në vitin 2033, por rrëmbyesi i titujve të lajmeve Elon Musk tashmë ka thënë se, SpaceX do të çojë pasagjerë në këtë planet përpara vitit 2030.

Në planet e saj, SpaceX ka thënë se, në Mars do të ndërtohen fabrika miqësore ndaj mjedisit për të prodhuar karburant për udhëtimin e kthimit mbrapsht në shtëpi. Kjo do të mundësonte fillimin e udhëtimeve të rregullta tek dhe nga planeti për turistët ekologjik me xhepa të thellë dhe që kanë shumë kohë në dispozicion.

Elon Musk ka thënë gjithashtu se, ai pret që të vdesë në Mars, por nëse kjo nuk bën për ju, atëherë ndoshta vetëm një udhëtim në Mars do të ishte udhëtimi juaj ideal i vitit 2040.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë