Blog

TRANSPORT PUBLIK PA SHOFER: ROBOTI NË AUTOBUZIN TIM

Një botë e re autonome…

Autobuz pa shofer? Ku po shkon bota sot?

 

Ndal. Ndal. Shikoni thellë në sytë e shoferit tuaj. Ajo që do të shikoni është që edhe ai, gjithashtu, është një njeri. Jo…prit një minutë. Shoferi i autobuzit tuaj është një robot! Mirëserdhët në botën e autobuzëve pa shofer.  

 

Transporti publik pa shofer nuk është më një fantashkencë

Autobuzët robot tingëllojnë si diçka shumë futuriste, por tani ato gjenden me bollëk në disa prej qyteteve më të zhvilluara të botës. Për shembull, dy autobuzë elektrik autonom kanë filluar që të operojnë në një Vjenë që nga qershori i këtij viti si pjesë e projektit “Auto.Bus”. Auto.Bus është falas për të gjithë qytetarët vjenezë. Ato kryejnë një rrugë prej dy kilometrash me një shpejtësi të paqtë prej 20 km/orë. Por si e bëjnë këta autobuzë këtë? Në shembullin e Vjenës, janë kryer paraprakisht teste të këtyre automjeteve autonome si edhe skanimi nëpërmjet teknologjisë së regjistrimit të detektimit 3D. Si rezultat, programi i autobuzëve e di me saktësi se ku dhe se si të drejtojë autobuzin. Nëse ai ndeshet papritur me pengesa të paparashikuara, autobuzi ia dorëzon kontrollin e timonit një operatori njeri që është në bordin e autobuzit të cilët në rast emergjence janë aty për të marrë komandën dhe për t’i dhënë më shumë siguri pasagjerëve. Autobuzët robot tashmë janë hedhur nëpër rrugë dhe po testohen në praktikë në Stokholm, Singapor, Gjermani, Francë etj.   

Quo vadis, autobuzi robot?

Autobuzët autonom janë diçka e mirë, por përse? Në fund të fundit, autobuzët tashmë janë duke u vetdrejtuar, por në bord të asistuara miqësisht nga një Homo Sapiens. Për bizneset, një kompjuter është më i lirë në një periudhë afatgjatë sesa një shofer njeri. Por kjo nga ana tjetër, ngre çështjen e humbjes apo jo të vendit të punës. Automatizimi nuk do të thotë gjithmonë më pak vende pune. Siç ndodhi edhe në rastin kur u prezantuan për herë të parë ATM-të e bankave, numri i punonjësve të bankave nuk u ul, por u rrit, sepse bankat me vendosjen e ATM-ve ishin në gjendje që të përballonin më shumë degë falë efiçiencës më të lartë. Advokues të tjerë, të tillë si ikona e teknologjisë Elon Musk, presin që autobuzët autonom do të jenë më të vegjël në të ardhmen dhe pa ndalesa fikse. Në vend të një autobuzi të madh, që ju ndjek nga një stacion në një tjetër, në të ardhmen ju do të merrni një autobuz të vogël me një dorë pasagjerësh të tjerë në derën e parë. Për më tepër, ekziston arsyeja për të besuar që robotët i drejtojnë automjetet në mënyrë më të besueshme dhe të sigurt sesa qeniet njerëzore.

Jo vetëm autobuzë autonom: por edhe metro, trame, anije

Po për ata që preferojnë që të marrin metronë? Teknologjia është gjithashtu gati edhe për ata. Sisteme metrosh tërësisht autonome kanë ekzistuar që në vitin 1983 dhe tani në 15 qytete kryesore evropiane. Së shpejti, edhe Vjena do t’i bashkohet Kopenhagenit, Romës dhe Barcelonës. Dhe nëse ndodh që të jeni më shumë një tip bregdetari, duhet ta dini që Amsterdami, për shembull, është duke eksperimentuar me ‘Roboats’ (anije robot). Këto janë anije të vetdrejtuara pa kapiten, të cilat një ditë mund të përdoren së bashku për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave në kanalet e qytetit të Amsterdamit, në këtë rast.

Përse transporti publik është më i shpejtë sesa makina

Nëse ndiqni zhvillimin e automjeteve autonome, ju e dini që përveç entuziazmit, ka gjithashtu edhe disa pengesa. Veçanërisht dy vitet e fundit shumë prodhues kanë gjetur se makinat autonome janë më të vërtetë të vështira për t’u ndërtuar. Këtu kemi edhe disa arsye teknike dhe politike. Në njërën anë, është shumë më e lehtë që t’ia mësosh një programi se si të bëjë një rrugë fikse. Në anën tjetër, në raste situatash të papritura, roboti mund t’ia kalojë kontrollin një operatori ose një zyre qëndrore. Por mund të ndodhë që ju të preferoni që të përdroni një automjet autonom siç bëni me automjetin tuaj privat në një numër të ndryshëm rrugësh dhe mundësisht edhe jashtë qytetit (kjo do të kërkojë që këto automjete autonome të jenë të mirëhartëzuara). Ligjvënësit kanë filluar që të mendojnë në terma automjetesh autonome, duke qenë se, atyre do t’u duhet që të vendosin mbi liçensimin dhe standardet e sigurisë në lidhje me to. Gjithashtu ka një interes politik në transportin publik. Operatorët e transportit publik shpesh janë në pronësi të shtetit, dhe transporti urban është gjithmonë një çështje në axhendën e qytetit.

Një botë e re autonome

Interesi për transportin publik autonom tashmë është këtu. Dhe jo vetëm interesi, por edhe ofertat shumë konkrete. Qoftë në pesë vjet, dhjetë vjet apo njëzet vjet, në një pikë të caktuar një autobuz robot do të jetë duke ju pritur. Ose një kamion robot. Ose një anije robot. Megjithatë, ajo që nuk do të ndryshojë do të jetë mengjesi juaj Olimpik i përgatitjes për të dalë për ‘gjueti’.😊

 

 

We also recommend ...

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More