Blog

TRAJNIMI I FUQISË MENDORE PËR XHUNGLËN E JETËS SË PËRDITSHME

Si arrihet suksesi dhe pasuria në jetë? Si mund të arrihet diçka me sa më pak përpjekje që të jetë e mundur? Disa guru të vetëndihmës pretendojnë se kanë zbuluar sekretin dhe ky sekret thjesht quhet “mendimet pozitive”. Me mjedisin e duhur bazik, mund të arrihet çdo gjë.

Por a është kjo e vërtetë? Jo, fatkeqësisht jo. Tani madje është provuar edhe shkencërisht se banalizimi i të menduarit pozitiv, në kuptimin që: “Unë nuk kam nevojë të bëj asgjë, çdo gjë do të shkojë mirë vetë”, madje ka një impakt negativ tek suksesi, si edhe tek jetëgjatësia jonë. Ne kemi nevojë për të dyja, skepticizmin e shëndetshëm dhe optimizmin e shëndetshëm, është ajo çka na thonë psikologët sepse: “Fantazitë pozitive mund t’ju qetësojnë aq shumë saqë ju të harroni të veproni.”

Rrënjët dhe krahët

Në librin e tij më të fundit, “Vetëm të menduarit pozitiv nuk ndihmon – Trajnim i Fuqisë Mendore për Xhunglën e Jetës së Përditshme”, bashkëautor me ish trajnerin e skisë për ekipin kombëtar austriak dhe zviceran Mathias Berthold, ai shkruan: “Do të ishte naivitet absolut injorimi i pengesave dhe i vështirësive dhe thjesht zhvendosja apo injorimi i tyre. Titaniku ishte një vizion i mrekullueshëm, ishte një ëndërr e bërë realitet përsa i takon teknologjisë dhe lluksit, dhe ai ishte një shembull kryesor se si të menduarit pozitiv çoi në një katastrofë. Ai që mendon negativisht nuk do të kishte mundur kurrë që të ndërtonte një anije si Titaniku. Ai që mendonte tejet pozitivisht çoi në pajisjen e Titanikut me shumë më pak varka shpëtimi nga sa nevojitej.

Pra, a është një këndvështrim pesimist i botës, çelësi i suksesit?

Bardia Monshi: “Optimistët e forcuar janë gjithmonë disi sipërfaqësor. Unë i them gjithmonë mendimtarëve të forcuar pozitiv që të mos mendojnë gjithmonë kaq negativisht për të menduarit negativ. Çfarë do të kishte qenë Niçja apo Josef Hader pa mendimet negative? Të menduarit negativ na çon në thellësitë e jetës, ato pozitivet tek lartësisë, njëra na jep rrënjët, ndërsa tjetra krahët. Termi i përgjithshëm mbi të dyja këto është fuqia mendore. Ajo përmban mendimet pozitive si edhe vetëdyshimet. Vetëm nëpërmjet këtyre ne mund të vëmë në pikëpyetje vetveten, të ndryshojmë dhe të përmirësohemi.

Trainimi i fuqisë mendore

Ne të gjithë kemi nevojë për aftësinë për t’u mbështetur tek vetveteja, për t’u përballur me vetveten, si edhe për të qenë në gjendje që të përballojmë gjëra e kanëndshme të jetës dhe për të ngritur pikëpyetje për vetveten gjatë këtij procesi. Për më tepër, ne kemi nevojë për vetmotivim, p.sh., aksion të vërtetë, në mënyrë që të mos t’i shtyjmë gjërat për më vonë. Të gjithë këto procese fillojnë me fjalën ‘vete’ dhe ‘vetja’ është shembulli i personalitetit tonë që mund të aktivizojë forcat mendore. Dhe në çastin që ne do të kuptojmë fuqinë e kësaj atëherë ajo do të na vlejë për jetë.

Ashtu siç mund të trajnoimë trupin për t’u fuqizuar nëpërmjet trajnimit, po ashtu ne mund të trajnojmë gjithashtu edhe fuqinë mendore nëpërmjet ushtrimeve. Vetëm të lexosh për fuqinë mendore nuk ndihmon. Duhet praktikë, por duke qenë se jeta na teston në mënyrë të vazhueshme, ne gjithashtu kemi mundësi të pafundme për të mësuar. Por në fillim duhet të vendosim: Unë dua që të zhvillohem mendërisht. Më pas filloni me meditimin, vetëhipnozën dhe me ushtrime të tjera të cilat përfshijnë pyetje specifike. Sepse pyetjet janë hipnoza të vogla. Çdo pyetje që unë i bëj vetvetes është fokusi im. Kur unë e pyes veten, ‘Përse më ndodh mua kjo gjithmonë?’, unë kërkoj së brendshmi për telashe dhe fatkeqësi në të shkuarën time. Nëse, në anën tjetër, unë i bëj vetes pyetjen: ‘Përse mund të besoj unë që unë mund të krijojë diçka?’ apo ‘Kush mund të më ndihmojë që ta zgjidh këtë?’, atahërë kjo pyetje shkakton një proces të brendshëm tërësisht të ndryshëm, të orientuar nga burimet e brendshme të vetes dhe tek mendimet konstruktive.”

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë