Blog

TERAPIA ME VALË SHOKU (SHOCKWAVE)

Koha e leximit: 3 minuta

Terapia me valë shoku është një pajisje multidisiplinare e përdorur në ortopedi, fizioterapi, mjekësinë sportive, urologji dhe në mjekësinë veterinare. Asetet e saj kryesore janë ulja e shpejtë e dhimbjes dhe rikthimi i lëvizshmërisë. Si një terapi që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe që nuk ka nevojë për ilaçe kundër dhimbjeve, terapia me valë shoku është një terapi ideale për të përshpejtuar rikuperimin dhe kurimin e disa indeve që shkaktojnë dhimbje akute ose kronike.

Mekanizëm veprimi

Valët e shokut janë valë akustike me ngarkesë të lartë energjie ndaj pikave të dhimbshme dhe indeve muskuloskeletore (që përfshijnë muskujt dhe skeletin) me gjendje subakute, subkronike dhe kronike. Kjo energji promovon proceset e rigjenerimit dhe riparimit të kockave, ligamenteve dhe indeve të tjera të buta. Valët e shokut karakterizohet nga një ndryshim i lëvizjes në presion, amplitudë e lartë dhe natyra jo periodike. Energjia kinetike shtytëse, e krijuar nga ajri i kompresuar, transferohet tek dhënësi në fund të aplikatorit dhe pastaj më tej në ind.

Efektet mjekësore

Valët akustike me pikun e energjisë më të lartë të përdorur në terapinë e valëve të shokut ndërvepron me indet, duke shkaktuar efekte të përgjithshme mjekësore të riparimit të përshpejtuar të indit dhe të rritjes së qelizave, uljes së dhimbjes dhe rregullimin e lëvizshmërisë. Të gjitha proceset e përmendura në këtë seksion përdoren tipikisht në mënyrë të njëpasnjëshme, si edhe përdorimi i tyre për trajtimin e kushteve kronike, subakute dhe aukte (vetëm për përdoruesit e avancuar).

Sekuenca e terapisë

Terapia me valët e shokut është një trajtim pa ndërhyrje. Aplikimi është i thjeshtë dhe i lehtë. Filloni terapinë në tre hapa:

Lokalizoni zonës që do të trajtohet

Zona që do të trajtohet lokalizohet duke përdorur prekjen për ta kryer terapinë me saktësi.

Aplikoni xhelin

Aplikimi i sasisë së mjaftueshme të xhelit në zonën e lokalizuar në hapin 1. Përdorimi i xhelit është i nevojshëm për transferimin e valëve akustike me efiçiencë dhe butësi.

Filloni terapinë

Aplikatori i valës së shokut shtyhet paksa kundër zonës që do të trajtohet dhe pastaj shtypet butoni “fillo”.

Pyetje dhe përgjigje të shpejta

A do të më ndihmojë terapia me valët e shokut?

Gjatë trajtimit ju mund të ndjeni pak parehati, në varësi të nivelit të dhimbjes së pacientit që tashmë është duke e përjetuar në zonën ku ka dhimbje. Megjithatë, duke qenë se trajtimi zgjat vetëm rreth pesë minuta, shumica e pacientëve janë në gjendje që ta tolerojnë këtë parehati. Për më tepër, intensiteti i trajtimit mund të përshtatet përgjatë sesionit.

Për sa seanca do të kem nevojë? 

Numri i seancave ndryshon në varësi të indikacioneve dhe përgjigjes së indit. Efekti i trajtimit është kumulativ, kështu që tipikisht ju do të keni nevojë për më shumë sesa (3-5) seanca. Megjithatë, shumë shpesh, ju do të përjetoni çlirim menjëherë pas trajtimit të parë.

Sa shpesh do të kem nevojë për trajtim?

Shumica e indikacioneve kërkojnë 3-5 trajtime të cilat kryhen 3-10 ditë të ndara, në varësi të tolerancës së pacientit dhe përgjigjes së indit të tyre.

A do të ndiej ndonjë dhimbje pas trajtimit?

Shumica e pacientëve do të përjetojnë një çlirim të menjëhershëm të dhimbjes pas trajtimit. Megjithatë, brenda 2-4 orëve pas trajtimit, ata mund të përjetojnë një farë dhimbje në zonën e trajtuar. Dhimbja është raportuar si e tolerueshme dhe pa kufizime.

A ka ndonjë kufizm që duhet ndjekur pas trajtimit?

Rekomandohet që pacientët të shmangin aktivitetin fizik, veçanërisht ato që do të përfshinin rajonin e trajtuar, për rreth 48 orë pas çdo seance trajtimi.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë