Blog

TENDENCAT E FUNDIT QË PO FORMËSOJNË TË ARDHMEN E LËVIZSHMËRISË

Shëndeti publik vjen i pari!

Aktualisht janë katër tendenca kryesore të cilat po i bëjnë qeveritë që të ndërhyjnë tani për të ndryshuar menjëherë të ardhmen e transportit motorrik dhe rrugor dhe, në këmbim, të ardhmen e qyteteve.

Tendenca e parë është rritja e shpejtë e ndotjes së ajrit në zonat urbane. Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve kryesore të botës është aktualisht i papranueshëm, i rrezikshëm dhe shpesh në nivele të paligjshme. Ndotja e ajrit jashtë është rritur me 8 përqind në pesë vitetet e fundit dhe tani shkakton më shumë sesa 3.3 milionë vdekje në vit. Miliona më shumë njerëz janë hospitalizuar si pasojë e problemet shëndetësore në rrugët e frymëmarrjes dhe nga sëmundje të tjera që shkaktohen nga ajri i ndotur.

Në shumë vende, cilësia e ajrit të ndotur ka kontribuar në më shumë vdekje sesa duhanpirja pasive, aksidentet në rrugë dhe kombinimi i keqpërdorimit të drogave. Më shumë sesa 80 përqind e atyre që jetojnë në qytetet e botës me më shumë sesa 100,000 qytetarë janë të ekspozuar ndaj niveleve të cilësisë së ajrit që i tejkalon kufinjtë e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 44 qytete vlerësohet të kanë atë ndotje ajri që tejkalon nivelin e sigurisë së rekomaduar nga OBSH-ja.

Trafiku mbytës dhe ndotja vrasëse në mega-qytetet në zhvillim të tilla si San Paulo, Kairo, Delhi, Beijing-u ose Mumbai janë në vetvete probleme të cilat do të përshpejtojnë kalimin, së pari tek makinat e pastra elektrike dhe pastaj në automjetet autonome që do të jenë pjesë e një trafiku të mirëmenaxhuar.

Në qytetin e Mexico-s, për shembull, mesatarja e njerëzve që bëjnë udhëtime të gjata për të vajtur dhe për t’u kthyer nga puna çdo ditë është shpenzimi i 220 orëve në vit në trafik, me pasoja për shëndetin njerëzor dhe efiçiencën ekonomike.

Shkaku parësor i ndotjes së ajrit të vërjetur në shumicën e qyteteve janë emisionet e çliruara nga karburantet fosile nga automjetet. Autoritetet e disa qyteteve kanë filluar tashmë dhënien e stimujve financiar (p.sh., parkim falas, rikarikim elektrik falas) për ata shoferë që përdorin automjetet me më pak emisione. Këto shtysa metropolitave janë shtesë përveç stimujve të tjerë qeveritar për të blerë automjete elektrike të cilat po shiten tashmë në shumë qytete duke përfshirë Kinën, shumicën e vendeve të Evropës dhe në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Për të dyja qeverinë vendore dhe atë kombëtare, ka arsye ekonomike madhore për të stimuluar kalimin e transportit publik në forma të tjera me emisione të reduktuara të transportit në qytete. Shëndeti publik vjen i pari, dhe potenciali i kursimit në buxhetet e shërbimeve të kujdesit shëndetës do të jetë një motivues kryesor.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë