Sot, ka rreth 7.6 miliardë njerëz mbi planet. Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2030, ky numri do të jetë rritur në 8.5 miliardë dhe deri në vitin 2040 do të ketë arritur mbi 9 miliardë.
Numri i njerëzve që jetojnë sot në botë do të vazhdojë të rritet. Deri në vitin 2100, do të ketë 11.2 miliardë njerëz në planet.
Por, burimet e Tokës tashmë janë jashtëzakonisht të mbingarkuara. Si do të gjejmë ushqimin,
ujin dhe energjinë e nevojshme për 50% më shumë njerëz? Për të cituar Gandin: “Bota ka mjaftueshëm për nevojat e të gjithëve, por jo mjaftueshëm për makuterinë e të gjithëve.”
Sigurisht që duhet të jetë e mundur për të gjetur ushqim të nevojshëm për 11 miliardë njerëz. Sot, 90 përqind e bujqësisë së botës është duke operuar në një bujqësi të nivelit të mbijetesës, me produktivitet shumë të ulët dhe deri në 50 përqind e ushqimit të prodhuar shpërdorohet në zinxhirët e shpërndarjes në botën në zhvillim përpara se ajo të arrijë tek konsumatori. Përmirësimi i prodhueshmërisë bujqësore dhe reduktimi i shpërdorimit në zinxhirin ushqimor, p.sh., përmes përdorimit të ngrirjes dhe paketave të anti-shpërdorimit mund të na mundësojnë ushqimin e nevojshëm që do të nevojitet.
Gjetja e ujit të freskët dhe të pastër për të gjithë të ardhurit e rinj në planet do të jetë më sfideuse sesa gjetja e ushqimit. Ka mjaftueshëm ujë të freskët në planet, por shumica e tij është në vendin e gabuar – në pole.
Është sugjeruar se flota me tanke uji të freskët do të kalojnë oqeanët në vitin 2040, por me siguri për shumë vende në zhvillim, përgjigjja ndaj nevojës për ujë do të jenë impiante me kosto të ulët, me energji të ulët dhe proceset e pastrimit të ujit nga kripa do të kryehen në madhësi të vogla.
Sot, shumica e impianteve që bëjnë ndarjen e kripës nga uji në përdorim nëpër botë përdorin sasi shumë të mëdha energjie për ta konvertuar ujin e kripur, ujin fiziologjik dhe ujin e papastër në ujë të pastër të pijshëm.
Bota do ta rrisë konsumimin e energjisë me thuajse 30 përqind ndërmjet tani dhe viteve 2040. Por, për shkak të ndryshimeve klimaterike, kërkesat shtesë lidhur me energjinë për 4 miliardë njerëz më shumë do të duhet të përmbushen vetëm nga gjenerimi i energjisë së rinovueshme.
Lajmet e mira janë se përmes përmirësimeve befasuese në sistemet e energjisë së rinovueshme, ka pak dyshime se deri në vitin 2040, do të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji të pastër nga burime tërësisht të rinovueshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.