Blog

TË MËSOSH ËSHTË ARGËTUESE!

10 këshilla se si të mësojmë më lehtë

Vetëm praktika të bën mjeshtër – jo vetëm për sportistët dhe për muzikantët, por gjithashtu edhe për pasurimin e fjalorit dhe të formulave. Këtu do të gjeni disa këshilla të rëndësishme se si të mësoni me sukses.

Rrugët që na çojnë tek objektivi i të mësuarit

Përshtypjet shqisore luajnë një rol thelbësor gjatë procesit të të mësuarit. Çdo njeri ka shkallë të ndryshme organesh shqisore, të cilat reflektohen në katër lloje të mësuari.

1.       Lloji pamor

Ai/ajo mëson duke vizualizuar materialin mësimor, hartat mendore, grafikët, posterat e mësimit etj.

2.       Lloji auditiv

Duke lexuar nëpër tekst me zë të lartë, nëpërmjet shpjegimeve orale dhe duke folur me vetveten e bëjnë këtë lloj të mësuari shumë të lehtë.

3.       Lloji komunikues

Ai/ajo mëson më mirë nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe diskutimeve duke e trajtuar materialin mësimor nga pikëpamja gjuhësore. Ata mund të shpjegojnë gjërat në mënyrë që të mund ti kuptojnë ato.

4.       Lloji motorrik

Ky lloj “që mëson duke i bërë gjërat” e përpunon informacionin më mirë nëpërmjet lëvizjes. Ai nuk mëson duke qëndruar ulur në një tavolinë, por duke qënduar në këmbë ose duke ecur dhe duke i bërë vet gjërat, për shembull, duke bërë prova dhe dhe nga gabimet, punës në grup dhe “role-plays”.

Duke qenë se, shumica e njerëzve janë një përzierje e këtyre llojeve, mënyra më e mirë për ta maksimizuar procesin e të mësuarit me sukses është përdorimi dhe futja në punë e sa më shumë kanaleve shqisore që të jetë e mundur. Mësimi i materialeve të reja duhet, rrjedhimisht, të mësohet në rastin më të mirë nëpërmjet përqasjeve të ndryshme: sipas mënyrës akustike si p.sh., me një leksioni të hapur. Vizualisht nëpërmjet pamjeve, imazheve, posterave ose videove. Eksperimentet, lojërat dhe punën në grup ofrojnë mundësi shumë të mira për të asimiluar materiale të reja mësimore. Provoni me fëmijën/ët tuaj se cilat përqasje funskionojnë më mirë për ta dhe në secilin rast individualisht, pasi të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, madje edhe brenda së njëjtës familje.

 

10 këshilla se si të mësoni me sukses

1.       Menaxhimi i kohës së duhur

Leximi i materialit mësimor pasdite pas shkolle në shtëpi mund të ndihmojë fëmijët tuaj që të konsolidojnë atë që tashmë e kanë mësuar në shkollë. Planifikimi i harqeve kohore fikse për të mësuar me fëmijët tuaj dhe ndajini së bashku këto materiale.

Disa pushime të vockla gjatë të mësuarit ndihmojnë përqëndrimin për një periudhë më të gjatë kohore. Pas 30 minutash, duhet bërë një pushim i vockël prej 5 minutash, dhe pas një ose një ore e gjysëm duket bërë një pushim pak më i gjatë prej 15-20 minuta dhe pas tri orësh të paktën një orë pushim. Me rëndësi: Mos e ngarkoni trurin gjatë pushimeve me televizor ose me lojra në kompjuter. Mënyra më e mirë për të gjetur ekuilibrin për të mësuar është ushtrimi në ajër të freskët. Ndajini materialet mësimore që kanë përmbajtje të ngjashme në kohë ose vazhdoni me to vetëm pasi ky material mësimor të jetë konsoliduar në trurin tuaj.

2.       Provoni pyetjet

Çdo mësues, ka një stil specifik pyetjesh dhe prioritetesh të ndryshme. Shumica e mësuesve bëjnë pyetje gjatë leksionit dhe i përgjigjen atyre vet. Do të ishte mirë të vini re këto pyetje dhe të përgatiteni për to si përgatitje për provimet tuaja.

3.       Vendi ku mësoni

Vendi ku ju mësoni duhet të përmbajë vetëm gjëra që ju nevojiten për të mësuar. Shpërqëndrimet të tilla si celulari nuk duhet të mbahen në tavolinën ku mësoni. Për më tepër, vendi më i mirë për të punuar me mësimet tuaja është një vend i qetë dhe me ndriçim të mirë. Drita natyrale do të ishte mënyra më e mirë për sytë ndaj do të ishte mirë nëse tavolina juaj mund të vendoset afër dritares.

4.       Metoda e hartëzimi të mendjes

Në klasë, shkruani sa më shumë që të jetë e mundur, strukturojini mirë shënimet tuaja, ngjyroseni atë dhe plotësojeni atë me vizatime. Lidheni materialin e mësimit me imazhe dhe hidhini ato në shënime me fjalë. Ngjisni një një poster afër shtratit ose në tualet në mënyrë që të duke e përpunuar atë vizualisht, do t’ju  ju ndihmojë që të mësoni me sa më shumë efiçiencë.

5.       Teknika e aktorit

Lexojini tekstet me zë të lartë, mësoni fjalorin të ri me zë të lartë, prezantojeni materialin e mësuar vetvetes me zë të lartë. Plotësojeni materialin mësimor me shprehi faciale dhe xheste dhe kushtojini vëmendje qetësisë. Muzika e lartë mund t’ju shpërqëndrojë gjatë mësimit.

6.       Ushtrimi ju bën të zgjuar

Kjo aplikohet gjithashtu për të mësuarin: duke ecur lart e poshtë nëpër dhomë, duke u menduar me stilolaps në dorë ose duke luajtur me atë topin e vockël kundër stresit. Materialet mësimore gjithashtu ndihmojnë për të mësuar: fjalori i ri dhe shqiptimi kujtohen më lehtësisht kur keni zhurma gërvishtësëse. Përtypja e çemçakizit gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të mësuar. Ata që mësojnë më mirë ulur, duhet të lëvizin gjatë pushimeve për të marrë oksigjen në ajër të pastër për të furnizuar trurin.

7.       Krijoni lidhje

Kombinoni atë që keni mësuar me dijet ekzistuese. Është më e lehtë të ruani në kujtesën tuaj gjëra të reja nëse do të krijoni një kontekst llogjik mbi to: paketimi i fjalorit në fjali të plota, përfytyrimi i historive në imazhe, regjistrimi i reagimeve kimike ose lidhja e rregullave të gramatikës me ritmin e fjalëve.

8.       Praktikohuni dhe përsërisni

Përsërisni çfarë keni mësuar nëpërmjet diskutimeve dhe bashkëbisedimeve. Pyetjet dhe përgjigjjet do t’ju ndihmojnë që të mësoni. Merreni në pyetje vetveten ose kërkojini miqve ose prindërve tuaj që t’ju bëjnë pyetje. Paketojeni materialin mësimor si të ishte një “quiz”.

9.       Ushqeni trurin

Truri konsumon 1/5 e energjisë tonë. Mbi të gjitha është e rëndësishme që ti furnizojmë qelizat e trurit me të gjitha substancat që ai ka nevojë. Baza për një performancë të mirë dhe për përqëndrimin, janë disa vakte të ekuilibruara me ushqim në ditë të pasura me drithëra, shumë perime dhe fruta. Peshku, mishi dhe vezët janë një plus tjetër për performancën e trurit. Pas ngrënies do të ishte mirë që të bëni një pushim të vogël – një bel i mbushur nuk ka edhe aq shumë qejf që të mësojëJJJ

Është e rëndësishme që për të mësuar me përqëndrim duhet të konsumoni ujë mineral, çajra bimor dhe lëngje frutash.

10.   Shkunde trurin

Trajnoni përqëndrimin dhe vëmendjen tuaj p.sh., duke bërë disa ushtrime të shkurtra:

  • Gërmëzoni mbrapsht (filloni me gërmën Zh)
  • Numëroni një fjalë të caktuar në tekst të plotë

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë