Blog

SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT I KUSHTUAN GJIGANDIT BRITANIK TË SIGURIMEVE “LLOYD’S” MILIARDA DOLLARË

Koha e leximit: 2 minuta

Askush nuk i harron sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në zemër të botës së Perëndimit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy avionë të shpërthyer në “World Trade Center”, një tjetër i shpërthyer në Pentagon dhe një i katër në fushën e Pensilvanisë morën jetët e rreth 3000 personave, lënduan mijëra të tjerë dhe shkaktuan me miliarda dollarë dëme ekonomike.

Sulmet, të cilat morën autorësinë e organizatës terroriste “Al Qaeda”, u cilësuan si më të rëndat në historinë e botës së Perëndimit dhe po ashtu, ishte ngjarja më e rëndë edhe për industrinë e sigurimeve dhe të biznesit në tërësi.

Gjigandit britanik të sigurimeve, “Lloyd’s”, i cili ishte edhe siguruesi më i madh i kullave binjake, kjo ngjarje i kushtoi miliarda Dollarë, edhe pse pronari i kullave binjake, Larry Silverstein, pretendoi se sulmet mbi kulla duhet të cilësoheshin si dy ngjarje sigurimi dhe se ai, së bashku me ortakun e tij, duhet të dëmshpërbleheshin dyfish. Pas një seri seancash gjyqësore, gjykata i dha të drejtë Lloyd’s of London dhe shtatë kompanive të tjera të sigurimeve se ngjarja e 11 shtatorit ishte një ngjarje e vetme.

Në total, ngjarja u kushtoi Lloyd’s dhe shtatë kompanive të tjera të sigurimeve mbi 23 miliardë Dollarë. Për kompanitë e sigurimeve, përveçse një humbje e madhe ekonomike, ngjarja e 11 shtatorit 2001 i preku edhe personalisht, pasi vdiqën me qindra punonjës, agjentë dhe kolegë të tyre. CEO i “Lloyd’s of London” do të shprehej se “Industria e sigurimeve nuk ka për tu përballur më kurrë me një ngjarje të tillë që na preku kaq personalisht”.

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë