Blog

STUDIM PËR NJË PAPË

Koha e leximit: 3 minuta

STUDIM PËR NJË PAPË

Nga Francis Bacon

Mendoj se, shumica e njerëzve që kanë besime fetare, janë shumë më interesant sesa njerëzit që thjesht e jetojnë jetën përvjedhshëm, të tërhequr. Ata jetojnë me një pushtet total, me këndvështrimet e tyre fetare dhe si pasojë e kësaj nuk i bëj dot ballë admirimit, por edhe përçmimit tim për ta.

Francis Bacon, një nga piktorët më të shquar të shekullit të XX-të, është magjepsur nga ideja e portretizimit të figurës së Papës, duke iu rikthyer kësaj teme në mënyrë të përsëritur, përgjatë dy dekadave. Shpesh, duke e paraqitur papatin si një figurë të paqëndrueshme e të munduar, ku Francis duket se ka gjetur tek figura e Papës një tezë mesmerizuese të tragjedisë dhe të madhështisë; njeriun në të gjithë shpalosjen e tij.

Duke e filluar në vitin 1949-të me pikturën ’Koka Nr. 6’, portreti i Bacon-i për Papën, nga çastet më të gjata dhe monumentale të karrierës së tij, duke e filluar me ’Papa Nr. 1’ ishte e para nga gjashtë pikturat që Bacon realizoi në vitin 1961, si përgatitje për ekzpoitën e tij retrospektive me Muzeun Tate, Londër që u hap në paranverë të viti 1962 me kritika të jashtëzakonshme. ’Studimi për Papën Nr. 2’, që tani është pjesë e koleksionit të Muzeve të Vatikanit, në qytetin e Vatikanit, ekspozimi retrospektivë i punimeve të Bacon-it me Tate, vulosën staturën e Baconi-t si një nga talentet më të jashtëzakonshme të gjeneratës së tij.

Për këtë realizim Bacon-i ka gjetur frymëzim të madh tek Diego Velazquez. Fiksimi i Bacon-it me portretin e Papës, të realizuar nga Velazquez, çuan në riinterpretimin e veprës së mjeshtrit në një mënyrë më të dhunshme për vetë kohën e tij. Bacon-i e mbushte murin e studios së tij me fotografi të ndryshme të cilat ai i përdorte si një material burimor. Portreti i Papës nga Velazquez-i jo vetëm që është një portret madhështor, por edhe një nga pikturat më të rëndësishme dhe madhështore të të gjitha kohërave.

Paraqitja e Bacon-it për Papën, reflekton reputacionin e tij. Ai ishte i akuzuar për nepotizëm, makutëri dhe shtypje të armiqve të tij. Vlerat morale të papatit paraqiten në zgavrat e shformuara dhe shtrembërimet e syve dhe me një kokë si ajo e një kufome. Ashtu si, në origjinalin e Velazquezi-t, kërcënimi që paraqet ky Papë, është tejet i prekshëm, i dukshëm. Studimi për Papën Nr. 1, është pamohueshmërisht i mbushur me tension, me një imazh të një force të jashtëzakonshme, por edhe me një fare ndjesie parehatie. Ajo hedh dritë mbi pushtetin e errët dhe të thellë, si edhe shërben si shembull i shkëlqyer i korpusit të veprave të jashtëzakonshme të Francis Bacon.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë