Blog

‘SMOOTHIE’ TË NGROHTA: VITAMINA PËR SEZONIN E FTOHTË

Koha e leximit: 2 minuta

Ne i njohim ‘smoothie-t’ nga vera si përzierje me fruta dhe perime. Varianti dimëror i një ‘snack-u’ të shëndetshëm mund të shijohet i ngrohtë dhe është po aq i mirë.

Çaj, çokollatë e ngrohtë, qumështi me shafran – i ashtuquajturi “qumësht i artë” – ne i lidhim të gjitha këto pije me vjeshtën dhe me dimrin. Me një ‘smoothie’ është saktësisht e kundërta: Të freskëta dhe të përgatitur me fruta dhe perime, ato shijohen fillimisht në ditë të ngrohta – shpesh madje të përziera me akull apo me sorbeto të lëngshëm. Por nuk ka përse të jetë kështu: Nëse nuk dëshironi që të mbeteni pa këtë fuqizues me vitamina në dimër – qoftë për mëngjes të shëndetshëm apo ‘snack’ – ju thjesht mund të përdorni çaj të ngrohtë si bazën në vend të ujit. Qumështi i ngrohtë është i përshtatshëm për ata që preferojnë variantet kremoze, ndërsa qumështi i ngrohtë bimor për veganët. Këto do të gjeni katër receta:

‘Smoothie-t’ e nxehta më të mira

Përziej ose bëni pure të gjithë përbërësit – lëngu i nxehtë shtohet vetëm në fund për të ruajtur të gjitha vitaminat që ato përmbajnë.

‘Smoothie’ me mollë dhe pjeshkë

  • 2 mollë
  • 1 pjeshkë
  • 1 dorë me rrushë të thatë
  • 1 dorë bajame, të prerë në feta
  • Kanellë
  • 1 filxhan të madh me qumësht të ngrohtë tërshëre

‘Smoothie’ me xhinxher dhe dardhë

  • 1 dardhë
  • 1 copë xhinxher sa gishti i madh (i qëruar)
  • 1 lugë çaji me shurup panje apo agave
  • 1 filxhan me qumësht të ngrohtë bajame

‘Smoothie’ me çaj dhe shegë

·         150 g fara shege

  • 100 g mango
  • 1 majë djegës
  • 350 ml qaj të ngrohtë

‘Smoothie’ me banane dhe kakao 

  • 1 banane
  • 2 lugë kakoje
  • 1 lugë farë liri
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • 250 ml qumësht të ngrohtë bajame

 ‘Smoothie’ me kafe dhe portokall

·         1 copë kungull

  • Pak kanellë
  • Mjaltë
  • 1 filxhan me kafe
  • 250ml qumësht të ngrohtë apo qumësht bajame

‘Smoothie’ me kafe, babane dhe hurma

  • 1 banane
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • 2 hurma
  • 1 lugë me gjalpë kikiriku
  • 1 majë vanilje të bluar
  • 1 lugë me çokollatë pluhur
  • 1 ekspres/kafe
  • 200 ml qumësht arrë kokosi

Ju bëftë mirë!

Shijojini!

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë