Blog

SMARTFONI JUAJ DO T’JUA SJELLË MAKINËN TEK DERA NË PAK MINUTA – FILLIMI I FUNDIT TË MAKINAVE PERSONALE

Koha e leximit: 2 minuta

Nëse jetoni në një qytet dhe nuk bëni shpesh udhëtime të gjata jashtë qytetit, nuk ka kuptim që ju të zotëroni një makinë personale.

Përveç kostove fillestare, zotërimi i një makine shoqërohet me dhimbje koke shtesë. Automjeti duhet mirëmbajtur edhe teksa atij i zhvlerësohet vlera fillestare. Më pas, në varësi të se ku jetoni, ka kosto të tjera shtesë si pagesa e parkimit, plus taksat që mund të aplikohen nga përdorimi i një rruge apo autostrade me pagesë shtesë. Përse të blesh një makinë – pavarësisht se sa do t’ju kushtojë ai – kur është shumë më e lehtë që të përdorni një aplikacion në smartfonin tuaj për t’jua sjellë shërbimin e makinës tek dera?

Kjo zgjidhje klasike ‘fitore – fitore’ ndaj lëvizshmërisë personale për banorët e qyteteve shënon fillimin e fundit të zotërimit të makinave personale. Për një kohë shumë të gjatë, makinat personale kanë qenë një komoditet i cili është shpërdoruar shpesh. Tani duket si e pashmangshme që modelet e ardhshme të përdorimit të makinës do të përfshijnë një zhvendosje kryesore teksa shpenzimet po largohen nga disa thela të rënda çeliku, të cilat shumicën e kohës rrinë të parkuara në rrugë apo në oborr.

Por ne kemi lajme të mira dhe lajme të këqia për prodhuesit e makinave: lajmi i mirë është se e gjithë flota e automjeteve botërore duhet zëvendësuar në dekadat e ardhshme (sot, 499 në 500 makina në rrugë furnizohen me karburantet fosile). Lajmet e këqia janë se nuk është ende e qartë nëse prodhuesit kryesor të sotshëm të automjeteve do të jenë ende emrat e mëdhenj në industrinë automotive të vitit 2040. Vdekja e motorrrit me djegie të brendshme do të sjellë ndryshime madhore në prodhimin e automjeteve.

Megjithatë, disa prodhues makinash kanë filluar që të përshtaten që tani. ‘General Motors’ po planifikon nxjerrjen e shërbimit të taksive robotike. Ndërsa, Volkswagen-i ka njoftuar një investim prej 34 miliard dollarë në krijimin e një platforme të re për një seri automjetesh elektrike. Dhe Toyota thotë se po evolon tërësisht në një kompani të ndryshme, një që fokusohet tek shërbimet që lëvizin njerëzit vërdallë. “Kjo ka të bëjë me vdekjen ose mbijetesën tonë,” ka thënë kohët e fundit shefi i Toyota-s.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë