Pazaret dhe dollapët e sistemuar, asgjë nëpër dysheme – një ëndërr e shumë njerëzve. Dhe megjithatë, shpesh ne ndjehemi të trullosur kur përpiqemi që të hedhim ato gjëra që nuk na nevojiten më dhe kur duam që të strukturojmë gjërat tona.
Pastrimi është bërë sërish ‘chic’. Çfarë ndjesie magjike duhet të keni nëse tashmë ia keni dalë që ta rrethoni vetveten vetëm me gjërat që ju gëzojnë. Por kjo nuk duket edhe kaq e lehtë. Ndonjëherë, është e vështirë që të ndaheni nga artikuj të cilët kanë një peshë emocionale për ju dhe shumë shpejt ju ndjeheni të mbingarkuar nga sasia e gjërave që keni kaluar përgjatë viteve. Shpesh, diçka që ju blini është gjithashtu një zëvendësues për diçka tjetër, shprehen profesionistët e hedhjes së atyre gjërave që nuk na nevojiten dhe që na ofrojnë mbështetje lidhur me pastrimin. Megjithatë, në çastin kur e keni përfunduar këtë proces, mund të çlirohet shumë energji. Ju do të keni më shumë kohë, duke mos ju dashur që të kërkoni për një kohë të gjatë mes gjërave tuaja dhe do të jetë edhe më argëtuese të qëndroni brenda katër mureve dhe të bëni ato gjëra që ju pëlqejnë, që të ndiqni pasionet tuaja.
Përse duhet të hedh gjëra?
Motivimi për njerëz të ndryshëm është i ndryshëm – nga presioni social deri tek marrëdhëniet e bëra rrëmujë deri tek çrregullimet dhe arsyet personale. Kështu, ndonjëherë ky proces shkon më thellë sesa mund ta keni menduar në fillim. Ndonjëherë, njerëzit pyesin vetveten përse ato i kanë disa gjëra të caktuara. Gjithashtu duhet rishikuar sjellja juaj lidhur me blerjet. Mendoni nëse ju duhet me të vërtetë diçka dhe ku mund ta vendosni atë. Qëllimi i procesit nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me hedhjen e tyre, por për të rritur interesin e njerëzve që të rrethojnë vetveten me gjërat që i mbështesin ata me të vërtetë në jetën e tyre të përditshme. Dhe që përfundimisht të krijojnë një hapësirë të re dhe për t’i ofruar vetvetes një ekzistencë më të relaksuar.
Veproni sistematikisht
Është mirë që të përcaktoni një sistem tuajin për hedhjen e tyre. Për disa njerëz mund të funksionojë organizimi në kuti apo seksione. Një nga avantazhet e përqasjeve profesionale është se ju mund të bëni shumë vetëm në pak orë.
5 këshilla për fillestarët që duan të pastrojnë:
1. Fillojeni me gjërat më pak emocionale
Në përpjekjen tuaj të parë, ju mund të zgjidhni diçka që nuk ju prek emocionalisht si ilaçet ose ushqimet e skaduara.
2. Një dollap i vogël
Gjeni një vend të vogël dhe të menaxhueshëm, vendosni një alarm kohe, rreth 30 minuta dhe filloni!
3. Përdorni kutinë e transferimit
Nëse keni zgjidhur një vend çintoksikimi, vendosini gjërat që nuk e kanë vendin aty në një kuti transferimi. Nëse ju përpiqeni gjithmonë që të gjeni vende të përshtatshme menjëherë, do t’ju duhet shumë kohë. Këtë mund ta bëni më pas.
4. Caktoni një datë
Organizioni datat e pastrimit me veten, shënojini në kalendar dhe më pas veproni.
5. Çregjistrohuni nga postat dixhitale ose analoge të padëshiruara
Çlirojeni vetveten nga të gjitha llojet e gjë rave të padë shirueshme në jetën tuaj të përditshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
- Sa e rëndësishme është të keni makinën e siguruar?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.