Blog

SIGURIMI NGA PËRMBYTJET

Koha e leximit: 4 minuta

Mbroni veten nga humbjet financiare si pasojë e fatkeqësive natyrore të zakonshme si përmbytjet

Policat e zakonshme të sigurimit të shtëpisë nuk ju mbulojnë nga përmbytjet, kështu që cilido që të jetë niveli juaj i rrezikut, mësoni më shumë rreth mbrojtjes nëpërmjet sigurimit nga përmbytjet.

Rreziku i dëmtimeve dhe/ose humbjeve nga përmbytjet

Përmbytjet, duke përfshirë përmbytjet në tokë, vërshimet, apo përmbytjet nga stuhitë stinore janë tashmë të zakonshme në Shqipëri, çdo vit. Nëse jeni duke u vendosur në një shtëpi, apartament, apo vendndodhje të re të biznesit tuaj, kryeni paraprakisht kërkimet e domosdoshme duke pyetur pronarin, zyrtarët e asaj zone apo profesionistët e një kompanie sigurimi nëse zona që po mendoni për të zgjedhur është e ekspozuar ndaj përmbytjeve.

Edhe nëse ndodheni në një zonë me rrezik të ulët nga përmbytja, ju mund të jeni të ekspozuar ndaj një sërë dëmesh apo humbjesh nga përmbytja, sepse përgjithësisht rreth 20 përqind e dëmeve apo humbjeve nga përmbytjet vijnë nga zonat me shkallë të ulët apo të moderuar të rrezikut. Kjo do të thotë se, ju duhet të dini se si të përgatiteni për mundësinë e një përmbytjeje, të jeni të informuar mbi opsionet e policave të sigurimit nga përmbytjet dhe të merrni mbulimin e përshtatshëm sipas nevojave dhe buxhetit tuaj.

Gjërat më bazike mbi sigurimin nga përmbytjet

Sigurimi kundër përmbytjeve është pak më i ndryshëm se policat e tjera.

  • Përmbytjet nuk mbulohen nga policat e zakonshme të sigurimit të shtëpisë (siç janë mbulimi nga Zjarri dhe Tërmeti). Vetëm një policë specifike e sigurimit nga përmbytjet do të mbulojë humbjet e shtëpisë suaj nga përmbytjet.
  • Sigurimi nga përmbytjet mbulon humbjet fizike direkte nga përmbytjet dhe humbjet si pasojë e përmbytjeve që lidhen me erozionin e shkaktuar nga dallgët apo rrymat e ujit që tejkalojnë nivelet e parashikuara ciklike dhe që shoqërohen nga një stuhi e fortë, përmbytje të menjëhershme, e papritur, vërshime anormale apo situata të ngjashme.
  • Mbulimi i sigurimit nga përmbytja për strukturën dhe çfarë përmban shtëpia shiten si shtese e mbulimit baze nga zjarri.
  • Ndërtesat mbulohen për koston e zëvendësimit, por mbulimi për pasuritë personale është i disponueshëm vetëm në vlerën aktuale në para.
  • Humbjet nga përmbytjet për mjetet motorrike mbulohen nga një policë sigurimi kasko.

Blerja e sigurimit kundër përmbytjeve

Përpara se të blini një sigurim kundër përmbytjeve, ju duhet të dini se:

  • Është e lehtë për t’u blerë pasi mund të blihet direkt në çdo zyrë të SIGAL UNIQA.
  • Për siguruesin është e rëndësishme të lidhet interesi ligjor i klientit me pronën. Kjo nënkupton që prona duhet të jetë e regjistruar në hipotekë.
  • Kërkohet një periudhë pritjeje. Përpara se polica e sigurimt kundër përmbytjeve të hyjë në fuqi kërkohet një periudhë pritjeje prej 15 ditë, kështu që mos prisni deri në çastin e fundit përpara se të blini policën tuaj të sigurimit.

Çfarë ndodh nëse nuk keni një policë për sigurimin nga përmbytjet dhe ndodh një përmbytje?

Të kesh një policë sigurimi kundër përmbytjeve është një mënyrë për të mbrojtur plotësisht asetet tuaja nga kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

Pa sigurim, ndihma e parë nga përmbytjet mund të vijë në formën e huadhënieve apo nëpërmjet asistencës dhe ndihmës së ofruar nga qeveria qëndrore dhe vendore nëse  komuniteti juaj do të shpallet një zonë fatkeqësie natyrore. Një opsion tjetër mund të jenë huamarrjet, por këto humamarrje duhet të paguhen mbrapsht që do të thotë se, ju jeni ende përgjegjës për të gjitha kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve tuaja.

Një opsion tjetër mund të jetë ku ju vendosni para mënjanë/veçan që nëse ju ndodh një ngjarje në të ardhmen t’i përdorni për të rikthyer pronën në gjendjen e mëparshme (prone kjo e ndërtuar me aq mund e për një kohë të gjatë). Kjo është forma e vetsigurimit. Këto forma nuk ekzistojnë me ne ditët e sotme sepse kostot e primit janë shumë herë më të ulëta.

A jeni gati për të blerë?  

➡Na kontaktoni në adresat: [email protected] & [email protected], duke dërguar të dhënat e çertifikatës së pronësisë dhe do të merrni menjeherë ofertën tonë për sigurim.

 

 

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë