Sigurimi i Jetës

Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.
Për më shumë informacione klikoni në faqen zyrtare të SIGAL Life UNIQA Group Austria:

Ngjarjet e papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë.

sigurimjete

Sigurimi i jetës për kredi

Sigurimi i Jetës për Kredi ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit. Ky sigurim garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi SIGAL Life UNIQA merr përsipër,në rast humbje jete,të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.

  • Mbrojtje për familjen
  • Sigurim jete për të shlyer kredinë
jetekombinuar

Sigurimi i Jetës i Kombinuar me Afat

Përmes Sigurimit të Jetës së Kombinuar me Afat përfitohet pagesë 100% të shumës së sigurimit për familjarët, në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit.

Ky sigurim mund të kombinohet me mbulime shtesë, si:

  • Sëmundje Kritike
  • Aksidente Personale
  • Sigurimi Shëndeti “Cash Plan”

Pyetjet më të shpeshta

- Përse duhet të siguroj jetën nëse marr një kredi në banke, nëse mosshlyerja e kredisë është njërisk I mbrojtur nga kolaterali i vendosur si garanci ndaj bankës?

Sigurimi I jetës për Hua, ofron sigurimin e rrezikut te mosshlyerjes së huasë së marrë pranë bankës, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Ky mbulim është një mekanizëm mjaft i mirë mbrojtjeje financiare pë familjarët, të cilët nuk detyrohen të marrin përsipër shlyerjen e huasë pranë bankës.Pasi në nje rast të tillë të humbjes së jetës së personit të dashur në familje, SIGAL Life merr përsiper shlyerjen e detyrimit në bankë. Ky sigurim mbron jo vetem të ardhurat dhe standardin e jetesës së familjes, por njëkohesisht  shmang edhe ndërmarrjen e  Çdo hapi ligjor që lind nga kontrata e huasë ,që vetë prona e lënë si kolateral të përdoret për mbylljen e detyrimit. Kjo është një mbrojtje e dyfishtë dhe përfitimi I vërtetë është qetësia dhe vazhdimësia e sigurt e jetës për familjarët.

Çfarë lloj sigurimi të jetës duhet të blej?

Sigurimi i jetës është një mënyrë financiare unike, që mbështet përkujdesjen dhe dashurinë për të afërmit. Sigurimi i jetës ofron edhe përfitime personale, por përfitimi kryesor është përkujdesja financiare për ata që duam më shumë në jetë, për t’i ofruar siguri e mirëqënie në Çdo situatë e pasiguri.

SIGAL ju ofron një gamë të gjerë produktesh me mbulime të shumëllojshme për t’ju pergjigjur nevojave të ndryshme për sigurim.

Nëse ju keni marrë nje kredi në bankë atëhere duhet patjetër të keni Sigurimin e jetes për hua; Nëse po planifikoni të kurseni për të siguruar  arsim e mirëqënie për fëmijën tuaj, apo jetë të qetë gjatë viteve të pensionit ,atëhere produkti më i përshtatshëm është: Sigurimi i jetës me kursim.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA