Sigurimet e automjetit

Mbrojtja maksimale për makinën tuaj.
SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Zgjidhni sigurinë për ju dhe familjen tuaj sa herë që udhëtoni.
Kujdesuni për makinën tuaj me një policë sigurimi nga SIGAL UNIQA.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “TPL”

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “TPL”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar brenda Shqipërisë. Ky sigurim është 1 vjeçar.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës Karton Jeshil

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Karton Jeshil”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar jashtë Shqipërisë. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Polica Kufitare”

Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Polica Kufitare”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa të huaja për të qarkulluar në Shqipëri. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 45 ditore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

sigurimi kasko

Sigurimi Kasko

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin për shkaqe të ndryshme.

AutoSOS

AutoSOS

SIGAL UNIQA sjellë për herë të parë shërbimin e Asistencës Rrugore 24 orë në Shqipëri edhe për në Europë, në bashkëpunim me EuropAssistance.

Pyetjet më të shpeshta

A është e ndaluar të qarkullojmë pa qenë të siguruar?

Mjetet motorike nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta.

Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë si dhe është i detyruar të paguajë të gjithë dëmet e shkaktuara gjatë përdorimit te mjetit motorrik.

Çfarë duhet të bëj nëse humbas siguracionin e makinës?

I siguruari duhet të njoftojë policinë dhe kompaninë e sigurimit, në këtë rast SIGAL UNIQA për humbjen e siguracionit dhe të pajiset me një duplikat pranë pikave të shitjes SIGAL UNIQA.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA